Berisha: Rama vazhdon turin e marshimeve për të mbushur ëndrrat boshe

0
173

 

 

nIsh-kryeministri Sali Berisha i ka quajtur mashtrime deklaratat e bëra nga kreu i qeverisë Edi Rama gjatë turit të tij në qytetin e Beratit nën sloganin “ta pastrojmë edhe më tej Sqhipërinë”.

Me anë të një statusi në facebook, ish kreu i qeverisë thekson se Rama kudo që shkon flet për arritje imagjinare që vetëm në mendjen e tij ekzistojnë, ndërkohë që qytetarët çdo ditë shohin me sytë e tyre se në shqipëri nuk është bërë asnjë investim.

“Vazhdon turi elektoral i mashtrimeve te Edi Rames, qe ka zevendesuar me shifra boshe dhe suksese imagjinare deshtimet e medha.

Keshtu, sot ai ishte ne Berat ne turin e talljes me qytetaret, te mbulimit te deshtimeve dhe mungeses se plote te projekteve me shifra te stisura e te paqena, pa treguar dot asnje projekt konkret pervec kulles falike ne Korçe dhe 3-4 shatervaneve ne 3-4 qytete, dhe kalon si sharlatan duke trilluar shifra te paqena ne cdo aspekt. Ai sot pretendoi se vetem Nastradini filloi te investoje ne qendrat e qyteteve dhe nder te tjera u shpreh se ne qytetin e Gjirokastres nuk u be asnje investim.

E verteta eshte se investimet ne sheshet qendrore te qyteteve jane qe te gjitha, perveçse ne tre qytete, projekte te Fondit Shqiptaro Amerikan dhe qeverise se mepareshme si ne Korçe, Shkoder, Berat etj. Vetem ne Gjirokaster ku Rama pafytyresisht deklaroi se nuk eshte bere asnje investim, jane investuar ne qender dhe afersi te saj, ne hyrje e qytetit, 12 milione euro.
Revolucioni demokratik eshte rruga e ngadhenjimit mbi rregjimin e tij banditesk”, shkruan Berisha në facebook.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency