Protestë/ Basha pas fjalimit takon policët : “Ne nuk jemi opozita e dhunës”

0
118

 

baaaaKreu i PD-së dhe opozitës, Lulzim Basha në fjalën e tij para protestuesve u shpreh se “ne nuk jemi opozita e dhunës”.

“Kush shikon dy xhama të thyer, le ta shohin edhe njëherë që kjo është opozita jo e dhunës, e t’ju them se ne jemi me ju Policia e Shtetit dhe jo e klikës për ata aty.

Ju jeni me ligjin, me shtetin e së drejtës, me popullin dhe jo me Edi Ramën. Ndaj i bëj thirrje çdo protestuesit që këtë protestë të tregojmë qytetarinë tonë pse jemi ndryshe nga ata duke mos prekur asnjë kapele të policisë tonë”, u shpreh kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Pas përfundimit të fjalës, kryedemokratik ka shkuar dhe ka takuar një për një të gjithë policët që ishin vendosur tek hyrja e sallës së parlamentit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency