PD/ Dogjani : Kryeministri po përçan dhe po varfëron shqiptarët

0
121

 

Asllan-DogjaniPara se te flas per projektligjin:

Kam nje thirrje per Kryeministrin. Mos guxo ti ndash,  ti diskriminosh, ti fyesh e  ti percash Shqiptaret ne veriore  e ne jugor!

Boll e kane luftuar e ndare Shqiperine ne shekuj!  E ndane fuqite e huaja, e ndau e percau e shtypi, e dhunoi  Enveri ne 45 vite, dhe tani po tentoni dhe ju te beni nje gje te tille.

Mos guxo qe te merresh as me malsoret dhe as me jugoret dhe ti diskriminosh ato per shkak te krahinave apo rracave te tyre.

Ti  nuk je Kryeministri I Sarandes por medemek je  I gjithe Shqiperise.

Te kam degjuar dhe here te tjera gjate fushates elektorale te vitit 2013 ku sa here shkoje ne jug te Shqiperise  per te fituar disa vota keni perdorur te njeten  gjuhe fyese, dengruese, percmuese e percarse ndaj verioreve.

E perseritet para disa ditesh ne Sarande  te njeten gjuhe , diskriminuese duke cenuar dinjitetin e personalitetin e gjysmes se popullit shqiptar.

Ne Sarande tregove ate qe ke Brenda ne shpirt dhe qe nuk e sheh dot, por me ne fund e hoqe masken dhe u tregove shqiptareve se kush je, tregove fobine tende te vjeter ndaj veriut.

Por te siguroj se e ke gabim, nuk te beson kush me, bota jote eshte shume e vogel, dhe nuk do kesh mundesi te  na ndash.

Shqiperia eshte e vogel dhe shqiptaret jane nje, si ne jug e ne veri, si ne Kosove e Maqedoni e kudo ku ndodhen.

Kam punuar per nje kohe te gjate  ne Gjirokaster, Tepelene, Permet, Fier, Lushnje Mallakster, Vlore, Sarande, kam shume miq ne ato zona te mrekullueshme, kam respektin tim maksimal si njerz te vlerave, te punes, njerze te ndershem, te perkushtuar,familjar dhe te dashur.

Ju gaboheni se mund ti manipuloni  ata qytetar se edhe ata kane te njetat halle si ne very, se edhe ata  mezi sigurojne buken e gojes per shkak te varferise.

Se dhe ata ne jug  si malesoret e mij  hapen shtepite e tyre ne Sarande , Gjirokaster, vlore Fier ne gjithe jugun ne fshat e qytet dhe priten qindra e mijera shqiptar te Kosoves  qe u larguan prej Serbit ne Kohen e luftes ne Kosove.

Dje te pash ne Kamze dhe pardje ne Shkoder dhe ne vend te apologise, ndjeses per gjuhen e perdorur e rendove akoma me shume, tregoje perralla dhe talleshe me ata njerze qe me shume mund e djerse me parate e emigranteve kane ndertuar shtepite e tyre.

Te njeten gjuhe perdore me nje kryefamiljar ne Kamez vetem pse ai te tha te  verteten se kam paguar per lejen e legalizimit,  dhe ju fyet duke i thene  se  po flet si miza ne qyp. Se ju jeni si dele! Se grate nuk kane mendet tuaja e keshtu me radhe

Nuk dua te merrem shume me ty se une te kam njohur heret se me gjuhen e konfliktit dhe percarjes ke ardhur ne pushtet por nuk do te mundesh ta mbash me.

Qytetaret nuk te besojne as ne jug as ne veri, as ne lindje as ne prendim.

Ketu dua tju bej thirrje gjithe deputeteve qe ta denojme kete gjuhe fyese e percarse ndaj shqiptareve qe te mos kete mundesi ta perdor me.

Le ti kthehemi projektligjit per pushtetin vendor!

Edhe ky projektligj me duket si puna e reformes administrative qe e bete sipas interesave tuaja dhe vetem per qellime elektorale.

Me duket se e keni bere sic tha Ministri I juaj,  kur e pyeten ne nje studio pse nuk e bashkoni Zallherin me Kamzen por e bashkoni me Tiranen,  pergjigja ishte se nuk mund te bashkohet rrushi me kumbullat.

Kush me thot se cfare efektesh positive ka patur kjo reforme deri tani dhe cfare efektesh pozitive pritet te kete pas miratimit te ketij ligji!  A  do jete me afer sherbimi per qytetaret?

Si do ta zgjidh problemin e nje banori te Kalisit, Shishtavecit, Bregise apo Shemrise qe per te ardhur ne Kukes per te marr sherbimin e dini qe I duhet  jo me pake se tre ore rruge me makine?

Si do ti vij ne ndihme banoreve te Laknasit, Bathores, apo Paskuqanit qe sa here bie shie del lumi dhe I permbyte shtepite me gjithcka ka brenda?

Apo familjet me ndihme ekonomike cfare do tu mundesoj ky ligj ?

A do kene mundesi Bashkite te rrisin ndihmen ekonomike ketyre familjeve qe te kene mundesi te ushqehen dhe te paguajne dritat qe te mos kemi shqiptar si rasti I Prrenjasit tre dite me pare  ku kryefamiljari vrau veten duke lene tre femije jetim dhe nenen e semure apo rasti I Arif Dodes ne Sauk e e Qamil Zeles ne Lushnje qe edhe keta vrane veten per shkak te pamundesise per te paguar energjine elektrike.

Po  per punesimin cfare mundesish  do ti krijoj ky ligj Bashkive cfare te ardhurash do te kete nga pushteti qendror per hapjen e vendeve te reja te punes, per strehimin  qe te mos na  vetvriten njerz te tjere si rasti I nje te riu ne Durres per nje borxh apo I Sabajete Pukes qe vrau veten ne dere te shtepise ne Kohen qe permbarimi po I merrte banesen.

Cfare mundesie na krijon ky ligj qe mos te na ikin shqipatret sic na kane ikur 100 mije si azilant ne Gjermani e 200 mije te tjere kerkojne te largohen.

Per ti ardhur ne ndihme nje te vetmuare qe shteti nuk e kurseu ne Lezhe para disa ditesh. I prene dritat kesaj  nene dhe megjithese ajo kishte kerkuar ndihme vdiq nga te ftohtit

Qe infermeria te mos vras veten sic ndodhi ne Shkoder per shkak se e larguan nga puna .

Rrezikojne te vdesin neper spitale per shkak te mungeses se ilaqeve. 300 euro I duheshin nje qytetare nga Shkodra per nje ilaq ku ka mi marr e pa pune a e ndihmon ky ligj kete qytetare apo dhe ajo duhet te vdes si shume te tjere qe nuk kane mundesi te blejne ilaqet.

Sa ka si puna e kesaj qytetare ne Shkoder qe enden dyereve te spitalit dhe nuk gjejne sherbimin shendetesor dhe vdesin per shkak te pamundesise per te blere ilaqet.

Ndersa 300 miljon euro shkojne per koncensione vetem ne tre klient te qeverise.

120 miljon euro per chek up, dializa 86 miljon dhe 100 miljon euro sterelizimi I paisjeve kirurgjikale. Edhe keta sherbime behet ne ambientet dhe paisjet e spitaleve te blere nga parat e taksapaguesve shqiptar.

A i jep zgjidhje varferise e papunesise apo shkolles ne fshatin vile ku prinderit i kane hequr femijet nga shkolla se mesuesit jane pa arsimin perkates.

Apo per te ndaluar dhunen ndaj biznesit dhe arbitraritetin  ku per nje kupon tatimor futet  berberi ne burg e  ndersa mbyllet hetimi   per vjedhjen e 600 miljon eurove me ligj parlamenti.

Po planifikoni te nxirrni jashte perdorimit automjetet qe kane vit prodhimi perpara vitit 2002, nuk do ti lejoni te kualidohen me pretekstin se do ruajme ambientin nga ndotja.

Kesaj i thon te na vendosni standarte me urdher. Po si mendoni ju se shqiptaret nuk kane deshire te kene te gjithe makina te reja xhaguar si makinat tuaja? Shtepi te medha me oborr, pishina e lulishte  e paga te larta?

Sigurisht qe kane por nuk e kane mundesine. Krijoni mundesine dhe pastaj vini standarte por nuk e keni te mjedisi  por doni  te  shisin automjetet e klienteve te qeverise.

300 mije vende pune te premtuara ndersa ne dy vite jane larguar 73 mije te tjere.

Keni vendosur te rrisni pagen minimale per efekt te sigurimeve shoqerore per profesionet e lira, si avokat, notere, arkitekt, inxhiner etj.

Tashme kesaj kategorie te vetpunesuarsish do tu duhet te paguajne ne muaj jo me pak se 25000 mije leke te reja sigurime shoqerore.

Ju siguroj qe ne Janar do te rritet numri I te papuneve te pakten me 5000 mije menjehere se nuk do te jene ne gjendje ta perballojne.

Doni tja rrisni bejeni llogarite ne raste se nuk e ploteson rrogen nje muaj kompensojeni ju si shtet dhe kur ta siguroj e tejkaloj mbajeni. Une nuk e kuptoj se si do ja caktoni rrogen atij qe eshte I vetpunesuar pa e ditur se sa te ardhura ka ne muaj apo vit.

Shpesh here kur ishit ne opozite keni paraqitur amendamente per heqjen e tvsh se ushqimeve te perditshme si buka, mielli, vaji, sheqeri, orizi etj, bejeni sot se I keni votat ose dilni dhe thojuni shqiptareve se ju kemi genjyer atehere sa per te marr votat.

Keni vendosur taksa per token bujqesore, truallin, por une do ju thoja se para se te vendosni keto taksa duhet te siguroni ujin per vaditje, kanalet kulluese, farat e pesticidet, mekaniken bujqesore e nafte pa aksize sic e keni premtuar.

Sot kemi cmimin me shtrenjte te naftes jo vetem duke e krahasuar me vendet e rajonit por dhe me vendet e BE.

Shkoni e shihni ne Kosove sa e merr naften fermeri, dhe se shteti interesohet tja derg faren ne krye te ares, I ka siguruar ujin per vaditje dhe pastaj I kerkon dhe taksen.

Nuk keni rritur pagat e pensionet, jane shtuar listat e borxheve neper dyqane dhe shqiptaret blejne me pak e konsumojne me pak.

Projektligji përcakton  me detaje bashkëpunimin ndërvendor por ka paqartësi madhore në marrëdhëniet midis pushtetit vendor dhe atij qendror, madje e vë atë nën diktatin e pushtetit qendror.

E kisha pritur qe ky ligj do ishte me te vertete ajo cka I mungonte Pushtetit vendor por si ne cdo gje edhe ky ligj eshte deshmi e fallcitetit dhe klientelizmit

A i zgjidhe keto problem ky ligj qe ta votojme? Jo nuk i zgjidh vetem i jep mundesi qeverise qendrore qe fondet ti qoj atje ku te doj dhe per interesa elektorale.

Ketu ka vetem nje zgjidhje te bashkohemi te gjithe dhe ta detyrojme kete qeveri qe  te shkoj ne zgjedhje te parakohshme me nje qeveri teknike me qellim qe vota te mos vidhet e blihet me.

Fjalimi në Kuvend i deputetit të PD, Asllan Dogjani

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency