Debate në Komisionin e Jashtëm/Në OSBE, Bushati çon ambasadore këshilltaren e tij, Bumçi: Hoqi diplomatët e karrierës e futi ata politikë

0
119

 

komisioni i jashtem

 

Diskutimi i diplomatëve të rinj të propozuar nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në disa vende ka sjellë shqetësimin e opozitës për vendime nepotike dhe larg standardit. Sipas demokratëve, e tillë është edhe kandidatura e Ravesa Lleshit si ambasadore e Shqipërisë në OSBE, me arsyetimin se ajo nuk vjen nga radhët e diplomatëve të karrierës. Deputeti demokrat Aldo Bumçi akuzoi ministrin e Jashtëm Bushati se po zëvendëson me kandidatura politike të gjithë diplomatët e karrierës. Sipas Bumçit, pasardhësi i tij në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme po sulmon vazhdimisht diplomatët e karrierës. Nga ana e saj, Lleshi, në dëgjesën përpara Komisionit, nënvizoi se prioritetet e saj do të fokusohen në forcimin e fushës ekonomike-mjedisore, në dimension njerëzor, me një vëmendje tek roli pozitiv i pakicave, si ura bashkëpunimi në hapësirën e OSBE-së, tek toleranca dhe mos diskriminimi, si dhe fuqizimi i shoqërisë civile, në rritjen e profilit të Shqipërisë, anëtarësimin në bordin e ANEA, angazhimin diplomatik dypalësh brenda organizatave ndërkombëtare. Gjithashtu, Lleshi tha se do të punohet dhe në drejtim të anëtarësimit të shtetit të Kosovës në organizatën ndërkombëtare. Ndërkaq, kujtojmë se Ravesa Lleshi prej rreth 2 vjetësh është këshilltarja e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati. Nga ana tjetër, në Komision u prezantua edhe kandidatura e diplomatit Ermal Muça si ambasador i Shqipërisë në Kanada, e cila nuk hasi kundërshtime. Kandidati Muça u shpreh se do të punojë për zgjerimin dhe konsolidimin e bashkëpunimit midis dy vendeve në të gjitha fushat, si bashkëpunimin ekonomik, rritjes së investimeve, plotësimi i kuadrit ligjor, intensifikimin e bashkëpunimit ndërparlamentar, nxitjen e vizitave të ndërsjella në nivel të lartë politik. Gjithashtu, Muça tha se prioritet i axhendës së tij diplomatike në Kanada do të jetë bashkëpunimi mes parlamenteve të dy vendeve, programeve të asistencës në fushën e mbrojtjes, arsimimit, ekonomike.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency