Buxheti 2016, rriten shpenzimet për halet dhe luksin e ministrave

0
141

beri

 

 

 

Buxheti i vitit të ardhsëm planifikon rritjen e shpenzimeve për administratën dhe qeverinë, ndërkohë që janë ulur shpenzimet për ndihmën ekonomike.

Edhe pse në media raportohet çdo ditë për varfërinë që ka kapluar qytetarët shqiptarë dhe bëhet apel për tu ardhur në ndihmë familjet në nevojë, buxheti për ndihmën ekonomike është reduktuar për vitin e ardhshëm. Ndërkohë që qeveria ka rritur shpenzimet e luksit.

Ish-kryeministri Sali berisha në një postim në facebook, shkruan se për vitin e ardshëm janë rritur me 9 herë shpenzimet për zyrat e administratës, duke ju bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të vijojnë protestat për ti dhënë fund kësaj gjendjeje.

“Rriten me 9 here shpenzimet per zyrat, kolltuqet, fasadat dhe halerat e ministrive te organizates kriminale te Edi Rames!
Te dashur miq, ne nje akt te mirefillte kriminal, Edi Rama dhe ministrat e tij kane planifikuar kete vit shpenzime buxhetore per zyrat, kolltuqet, fasadat dhe halerat e Kryeministrise dhe ministrive, rreth 8 milione dollare apo 9 here me shume se sa jane shpenzuar per mirembajtjen zyrat, pajisjet e tyre ne tete vitet e qeverise se meparshme. Ketu nuk jane llogaritur dhe 5 milione te tjera per Jaguaret sepse po te perfshihen edhe makinat shpenzimet do rriteshin me 13 here. Nderkohe jane ulur se paku pese here investimet ne infrastrukure, rruge, ujesjellesa, shkolla, kanalizime. Keto shpenzime per qellime personale te zyrave dhe fasadave kane si qellim nje ndarje per ti vjedhur nepermjet ndarjes buxhetore te taksave te shqiptareve nga Edi Rama dhe qeveria e tij qe funksionon si organizate kriminale.
Qytetare, ju bej thirrje te bashkohemi dhe me protesten tone, te shpetojme Shqiperine nga vjedhesit e qeverise! Sb”, shkruan ish-kryeministri.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency