“Kurthi “: Nga amnistia e ministrit Manjanit përfiton Doshi dhe Frroku

0
155

mm

 

Duket se diçka po luhet në PS, porse me dorën e LSI. Nga amnistia e fundvitit që po përgatit Ministria e Drejtësisë, mes 800 të dënuarve do të përfitojnë edhe deputeti Tom Doshi dhe deputeti i dorëhequr, Mark Frroku. Amnistia parashikon pushim të procedimeve penale për Doshin e Frroku. Doshi akuzohet për “kallëzim të rremë” në çështjen kundër kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta.

Në janar të këtij viti, Doshi do të zhvishet nga akuza dhe në këtë mënyrë do të shpëtojë mandatin e deputetit. Një dënim qoftë edhe me gjobë për këtë vepër penale, do t’i kushtonte atij mandatin. Në janar do të bien edhe akuzat për “kallëzim të rremë” dhe “Deklarim të rremë” për Mark Frrokun, edhe ai pjesë e çështjes Doshi- Meta. Sipas prokurorisë, Frroku ishte iniciatori i historisë së atentatit kundër Doshit dhe Mhill Fufit dhe ishte ai personi që i kishte thënë Doshit se Ilir Meta kishte paguar për t’i eliminuar ata. Por Frroku do të vazhdojë të qëndrojë në burg për vrasjen e Aleksandër Kurtit në vitin 1999 në Bruksel.

Me sa duket ka paqtim mes LSi dhe Tom Doshit, përderisa ministri i LSI, Manjani, ka futur edhe këtë vepër penale, ku përfiton edhe deputeti Tom Doshi që akuzoi Metën për vrasje.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency