Kosova “mollë sherri” për tensionimin e marrëdhënieve Serbi–Maqedoni

0
115

ff

 

Marrëdhëniet e Beogradit e të Shkupit janë tronditur seriozisht para disa ditësh. Kjo tronditje po vazhdon dhe ka zgjasë të ashpërsohet.

Siç njofton gazeta e Beogradit “Novosti”, shkak për këtë tendosje të re është një mbishkrim në një tabelë në një rrugë në ndërtim e sipër.

Tabela me mbishkrimin “Bivša Jugoslovenska Republika Makedonija – BJRM” (Ish – Republika Jugosllave e Maqedonisë – IRJM) është vendosur para dhjetë ditësh në pjesën e rrugës të sapo hapur të Korridorit 10 te Vladiqin Hani.

Tabela që tregon rrugën e kufirit i ka hidhëruar shumë maqedonasit, të cilët e kanë thirrur urgjentisht për këshillime ambasadoren e Serbisë në Shkup, Dushanka Divjak Tomiq. Ambasadores, me këtë rast, i është bërë demarsh verbal.

Këtë e ka konfirmuar edhe ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, i cili nuk sheh arsye për vërejtjet nga Shkupi.

“Atyre po u pengon kjo tabelë, kurse ne nuk ka pengon pse ata votuan për anëtarësim të Kosovës në UNESCO”, ka thënë Daçiq.

Ai ka shtuar se ambasadorja e Serbisë në Shkup ua ka transmetuar këtë zyrtarëve maqedonas .

Zyrtarët maqedonas kanë thënë se Serbia e ka njohur Maqedoninë me emrin e sasj kushtetues – Republika e Maqedonisë. Për këtë arsye ata kërkojnë që tabela me këtë mbishkrim të hiqet urgjentisht.

Por ministri i Jashtëm serb e kundërshton këtë kategorikisht.

“Tabela me IRJM nuk do të hiqet”, ka thënë ai, duke theksuar se me emrin “Republika e Maqedonisë” Maqedoninë e ka njohur regjimi i Slobodan Milosheviqit.

Por, këto nuk janë shkëndijat e para në marrëdhëniet Serbi-Maqedoni.

Ambasadori maqedonas në Beograd, në vitin 2008, është shpallur “personna non grata” për shkak të njohjes së Kosovës.

Po atë vit, Beogradi i kishte dërguar demarsh Shkupit pas formimit të komisionit të përbashkët të Kosovës e Maqedonisë për shënimin e kufirit ndërmjet dy vendeve.

Në vitin 2006 Shkupi i kishte dërguar notë proteste Beogradit, për shkak të financimit Kishës ortodokse të Argjipeshkvisë së Ohrit nga Qeveria e Serbisë, transmeton Koha.net.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency