Vrasja në Durës/ ‘Arrest me burg’ për Miran Tila: Kërkoj mëshirë nga gjykata , jam penduar

0
137

 

Miran Tila, per vrasjen ne DurresGjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 43-vjeçarin Miran Tila, autor i vrasjes së biznesmenit Arben Hasa. Ai ka kërkuar mëshirë para trupës gjykuese dhe ka thënë se është penduar që vrau shokun e tij të ngushtë.

Sipas tij, ai qëlloi me automatik Arben Hasën gjatë një debati mes tyre dhe se viktima i kishte ofenduar familjen. Miran Tila tha se në Gjykatë se nuk kishte ndërmend që ta vriste biznesmenin Hasa, por çdo gjë kishte ndodhur në gjaknxehtësi e sipër.

“Nuk isha nisur për ta vrarë, gjithçka ndodhir në gjaknxehtësi. Jam i penduar, kërkoj mëshirë nga Gjykata. Arben hasa më ofendoi familjen dhe u acarova”, ka deklaruar para togave të zeza autori Miran Tila.

Ai u arrestua më 7 dhjetor në një shtëpi të braktisur te Gjiri i Lalzit, pasi ishte në kërkim për vrasjen e shokut të tij biznesmen Arben Hasa më 3 dhjetor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency