Protesta /Arrestimi i protestuesve, tension në komisariatin nr. 1, lirohen 2 prej tyre

0
135

kkkk

 

Policia e Tiranës ka bërë të ditur se, nisur nga situata e krijuar, ka nisur procedim penal për organizatorët e këtij tubimi: Enno Bozdo, 43 vjeç, banues në Tiranë, “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime, manifestime të paligjshme” dhe Besim Ndregjoni, 62 vjeç, banues në Tiranë.

 

Rreth 20 deputetë të Partisë Demokratike kanë hyrë në komisariatin nr. 1 për të denoncuar dhunën ndaj protestuesve të arrestuar nga policia. Por në ato momente shefi i komisariatit numër 1, Agim Hoxha u ka kërkuar deputetëve që të dilnin jashtë nga komisariati, por ata kanë qëndruar në oborr deri ne plotësimin e kërkesave te tyre. Sipas sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Arben Ristani protestuesit janë dhunuar nga policia. Ristani tha se janë shkelur të gjitha procedurat ligjore për arrestimin e këtyre personave. Prokuroria nuk është njoftuar për arrestimin e tyre, ndërsa avokatët nuk janë lejuar të takohen me këta persona, që sipas tij po mbahen në mënyrë të padrejtë të izoluar në qeli. Në mbrëmjen e djeshme kishte edhe tension mes deputetëve të PD-së dhe shefit të komisariatit numër 1, Agim Hoxha. Deputetët e PD-së që ndodheshin aty kanë bërë të mundur që të lihen të lirë dy prej protestuesve që ishin dje në protestës. Burime thanë se, dy protestues Aqif Lala dhe Albert Daçi janë lënë të lirë nga policia. Një prej të liruarve ka thënë se, “nuk është dhunuar nga policia”.

 

Policia e Tiranës

Drejtoria vendore e Policisë Tiranë, nisur nga kërkesa e subjektit “Partia Demokratike”, e cila do të organizonte një marshim proteste në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kishte marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike për një zhvillim normal të marshim-protestës që do të organizohej më datë 8 dhjetor 2015, ora 11:00. Policia e Tiranës ka garantuar një zhvillim normal të këtij aktiviteti, në vendin e përcaktuar, duke iu rikujtuar dhe detyrimet që rrjedhin nga ligji nr. 8773 datë 23.04.2001 për “Tubimet”. Protesta ka devijuar itenerarin e paracaktuar, duke u përshkallëzuar në veprime të dhunshme, me dëmtim të hyrjes, fasadës, thyerjes së disa xhamave të objektit të Kryeministrisë, prishjen dhe shkatërrimin e objektit në ndërtim muzeal “Bunkeri” i cili gjendet pranë godinës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe janë thyer xhamat e dritareve të Ministrisë së Transporteve dhe Infrastrukturës.

 

Hetim Bozdos e Nregjonit

Policia e Tiranës ka bërë të ditur mbrëmjen e djeshme se, nisur nga situata e krijuar në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Tiranë, e cila udhëzoi dhe drejtoi veprimet, ka nisur procedim penal për organizatorët e këtij tubimi: Enno Bozdo, 43 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime, manifestime të paligjishme” dhe Besim Ndregjoni, 62 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Thirrje publike për kryerjen e veprimeve te dhunshme”. I. V., 41 vjeç, banues në Tiranë, për “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit rendit publik”. Gjithashtu policia ka arrestuar në flagrancë këta shtetas për veprat penale “Shkatërrim prone”, “Mosbindje ndaj urdhrit të policisë rendit”, “Prishje e qetësisë publike“: Aurel Filaji, 23 vjeç banues në Tiranë, Suzana Dimushi, 37 vjeç, banues në Tiranë, Xhulian Calai, 23 vjeç, banues në Durrës, Arben Hajdari, 43 vjeç, banues në Tiranë, Andi Kuka, 22 vjeç, banues në Tiranë. Ndërkohë janë shpallur në kërkim për veprat penale “Shkatërrim prone”, “Mosbindje ndaj urdhrit të policisë rendit publik”, “Prishje e qetësisë publike“, shtetasit e mëposhtëm: F. L., 44 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë dhe G. Gj., 27 vjeç, banues në Tiranë. Nga ana e Prokurorisë dhe Policisë është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes, sekuestrimi i provave materiale, sekuestrimi i pamjeve filmike dhe vazhdon puna hetimore për dokumentimin e plotë dhe vënien para drejtësisë të gjithë personave të përfshirë në këtë ngjarje.

 

Masat

Policia e Tiranës thotë se kishte marrë të gjitha masat për garantimin e qetësisë dhe rendit gjatë protestës së Partisë Demokratike. Protesta devijoi nga itinerari i paracaktuar dhe u përshkallëzua në dhunë, duke dëmtuar fasadën dhe thyer xhamat e Kryeministrisë, prishjen e objektit muzeal “Bunker” dhe thyerjen e xhamave të Ministrisë së Transporteve që ndodhet pranë bunkerit, thotë policia. Uniformat blu pohojnë se grupi i Prokurorisë vazhdon punën për mbledhjen e provave të tjera dhe sekuestrimin e pamjeve filmike për arrestimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në incidentet e djeshme gjatë protestës së opozitës.

 

Deputeti Noka: Protestuesit e arrestuar janë dhunuar barbarisht

Protestuesit e arrestuar nga policia, janë dhunuar në polici. Këtë e ka bërë të ditur deputeti i PD-së, Flamur Noka. Në fotot e publikuara në media duken shenjat e dhunës së ushtruar ndaj protestuesve të dy ditëve më parë që janë arrestuar. “Janë dhunuar qytetari Andi Puka dhe një qytetar tjetër me mbiemër Vladi. Në familjen e Pukës janë dhunuar edhe e ëma dhe babai. Këto kanë ndodhur në komisariatin numër 5 në Kamëz. Ia kam shprehur shqetësimet shefit të komisariatit për dhunën që është ushtruar në komisariatin e Kamzës. Ministri është falangë e krimit dhe i bëj thirrje për të ndaluar falangat e krimit. Do të ketë përplasje nëse nuk lirohen”, – është shprehur deputeti i PD-së Flamur Noka.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency