Thirrja e kreut të PD-së/Basha: Sot bëjmë dhjetorin e dytë të lirisë dhe demokracisë, fatet e vendit në dorën e rinisë

0
124

basha me te rinjte

 

“Nuk ka si ta pastrojë Shqipërinë njeriu që e bëri pis me aleancën e tij me krimin, duke graduar kriminelët dhe duke ju thënë juve të rinjve shqiptarë se studimet, të mësuarit nuk paskan vlerë”

 

Gëzim Saliu

 

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ftoi dje të gjithë qytetarët shqiptarë t’i bashkohen marshimit të sotëm të Partisë Demokratike, në orën 11:00, në sheshin “Skënderbej” me synim largimin e qeverisë. Në një takim me të rinj demokratë, kryedemokrati bëri thirrjen e fundit para protestës, duke theksuar se ka ardhur koha për të çelur një rrugë të re për Shqipërinë, duke mbyllur, sipas tij, kapitullin e zi të korrupsionit dhe të vjedhjes. “Koha ka ardhur, koha ka ardhur që rinia të marrë përsëri në dorë fatet e vendit. Koha ka ardhur dhe ne së bashku me rininë do të mbyllim kapitullin e zi të rrënimit ekonomik, të depresionit dhe do të hapim një kapitull të ri. Sot është koha juaj, tani është ora juaj. Të marrim edhe një herë fatet e lirisë kombëtare në duar. Fatet e demokracisë. Ju ftoj të ngrihemi dhe të bashkohemi, studentë e gjimnazistë, të rinj dhe të reja, nesër në orën 11:00 në sheshin “Skënderbej”. Ta pagëzojmë 8 dhjetorin 25 vjetorin e demokracisë si dhjetorin e dytë të lirisë dhe demokracisë për shqiptarët. Liri nga tirania e krimit, varfërisë, korrupsionit, padrejtësisë”, – tha Basha.

 

Fjalimi

Para të rinjve demokratë, të cilët dje përfaqësoheshin nga kryetari i ri Belind Këlliçi, Basha tha se prej muajsh Rama nuk po qeveris, por bllokon ekranet e televizioneve me propagandë boshe. “Shqiptarët e kanë të qartë, demokratët po se po, por edhe socialistët e kanë të qartë se familja e tyre politike është përdorur për të uzurpuar pushtetin me një grup kriminelësh pa asnjë lidhje me ta. Edhe sot ekranet i kishte zënë përsëri kokoshi. Për një moment pothuajse më erdhi keq për të, por pastaj e kuptova që nuk ishte punë zori, ishte punë vlerash. Po i rridhnin hundët dhe ky që do pastronte Shqipërinë, nuk po pastronte dot as hundën e tij”, – theksoi ai. Sipas Bashës, nuk si ta pastrojë Shqipërinë njeriu që e bëri pis me aleancën e tij me krimin, duke graduar kriminelët dhe duke ju thënë ju të rinjve shqiptarë se studimet, të mësuarit nuk paskan vlerë. “Mjafton të jesh i dënuar, narkotrafikant, tutor dhe bën karrierë më Edi Ramën. E bëri pis Shqipërinë me mashtrimet e tij që ja njeh gjithë bota. Ky e bëri pis Shqipërinë me aleancën e tij të vesit, të antivlerës, korrupsionit, që e mban në këmbë bashkë me ortakun e tij Ilir Meta, e me të cilën ja ka marrë frymën ekonomisë shqiptare. E bëri pis me padrejtësinë e tij”, – deklaroi Basha. Më tej lideri demokrat nuk la pa përgëzuar dhe kreun e ri të Forumit Demokrat, Belind Këlliçi dhe njëkohësisht vlerësoi procesin e zhvilluar në këto zgjedhje, duke e cilësuar një nga garat më të bukura politike që Ballkani ka parë në 70 vite. “FRPD përmbylli një nga garat më të bukura politike që Ballkani ka parë në 70 vite, jo Shqipëria, por Ballkani nuk ka njohur një garë politike të hapur, të pastër, të bukur, të fortë si ajo që i dhuroi Shqipërisë dhe demokracisë FRPD. Rinisë dhe ekipit të sapozgjedhur po i afron e nesërmja. Nesër nis një marshim i ri për vlerat më të shenjta të rinisë, për lirinë, për lirinë për tu zgjedhur, për t’u shprehur, shkolluar, punësuar, për lirinë nga korrupsioni, krimi dhe tirania e varfërisë dhe padrejtësisë që është shtruar sot këmbëkryq në çdo cep të Shqipërisë”.

 

Protesta e PD-së

Rama e pret në sallën e Katedrales, ndan certifikata për praktikantët e programit të punësimit

 

Ndërkohë që sot opozita do të protestojë në sheshin përballë Kryeministrisë, kreu i qeverisë, Edi Rama, në të njëjtin orar do të marrë pjesë në një takim për shpërndarjen e certifikatave për programin e punësimit. “Datë 8 dhjetor në 25-vjetorin e Ditës Kombëtare të Rinisë,ora 11:00, te salla te katedralja do të ndahen certifikatat për praktikantet qe kane kryer Programin Kombëtar te Praktikave te Punës ne administratën publike. Kryeministri mban premtimin për punësimin e 200 praktikanteve duke bere te mundur njohjen e eksperiencës se punës te praktikanteve ne administrate”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency