Protesta e 8 dhjetorit/PS, Peza: Bashën nuk e përkrahin në PD. Duma: Mazhoranca në panik prej protestës

0
119

grida duma

Protesta e opozitës ditën e nesërme ka sjellë edhe “shqetësime” tek socialistët të cilët pas përmendjes të disa herëve në parlament, i “kushtuan” edhe një deklaratë për shtyp nga selia e purpurt. Deputeti i Partisë Socialiste, Alfred Peza i cili tha se protesta vjen pasi kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk ka përkrahjen e deputetëve dhe drejtuesve të strukturave të partisë.“Basha mendon se duke trashur zërin do të fitojë pak më shumë mbështetje nga PD. Kjo është e vetmja arsye se pas humbjes së thellë të 2013 dhe pas humbjes edhe më të thellë në zgjedhjet e 2015 Basha kërkon revolucion. 6 muaj pasi mori shuplakën e dytë nga shqiptarët që nuk e votuan alternativën e tij, Basha kupton se PD, deputetët dhe drejtuesit e saj nuk e përkrahin”, u shpreh ai. Por në kundërpërgjigje nga selia e PD-së doli  Sekretarja për Marrëdhënie me Publikun, Grida Duma e cila theksoi se këto sulme dhe shpifje ndaj opozitës vijnë nga paniku që ka kapur mazhorancën. “Sa më shumë afron 8 dhjetori dita e bashkimit popullor kundër Edi Ramës dhe byrosë së hajdutëve, aq më shumë rritet ankthi e paniku i njeriut, të cilin, raportet ndërkombëtare e kanë përcaktuar si pronarin e 200 milionë eurove, kryeministrin më të pasur, të vendit më të varfër në Europë. Ankthi i tij buron nga fakti se me 8 dhjetor në shesh nuk do mblidhet vetëm opozita, por një popull i tërë, i shtypur, i dhunuar nga keqqeverisja, nga korrupsioni, nga krimi i ngritur në pushtet dhe nga padrejtësia”, u shpreh ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency