Pse hapi debat fotoja e Fatos Nanos?!

0
150

nano

Fatos Nano ka postuar në faqen e tij në Facebook një foto që në rrjetet sociale ka ngjallur shumë pikëpyetje. Ish –kryeministri socialist është nën shoqërinë e tre personave, të tre me mjekër të gjatë. Në profilin e Nanos sqarohet se ai është “Me përfaqësues të shoqatës angleze Welfere në Pogradec!”. Në disa portale thuhet se në krahun e djathtë ai ka Zakir Naik, një vahabist indian, një ekstremist që e ka shprehur publikisht mbështetjen për Osma Bin Laden. Por në internet ka me dhjetëra shkrime të mediave britanike, sipas të cilave Naik nuk lejohet të hyjë në Britaninë e Madhe, për shkak të qëndrimeve të tij ekstremiste ndaj SHBA –ve, Mbretësisë së Bashkuar dhe Perëndimit. Dhe emri i Zakir Naik nuk figuron në faqen e shoqatës Welfere http://www.welfareassociation.org.uk/ , çka i bën të dyshimta aludimet se ai është personi që ndodhet në krah të ish –kryeministrit shqiptar. Welfere është një shoqatë që mbështet projektet humanitare dhe të zhvillimit për palestinezët. Administratorët e profilit të zotit Nano në Facebook nuk i kthyen pëgjigje pyetjes së lapsi.al nëse personi në krahun e djathtë të ish –kryeministrit është Naik Zakir, një prej ideologëve salafistë më me influencë në Indi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency