Ish-të përndjekurit, protestë/Akuza dhe kritika për dekorimet që Kryeministri Rama bëri me rastin e 70-vjetorit të Çlirimit

0
124

 

 

Ish-të përndjekurit politik kanë zhvilluar dje protestën e radhës përballë Parlamentit. iiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiKështu, edhe seanca e djeshme është shoqëruar me protestën e disa prej përfaqësuesve të ish-të përndjekurve, të cilët vijojnë të akuzojnë qeverinë se nuk po mban premtimet për dëmshpërblimin e kësaj kategorie. Protesta u shoqërua me incidente të vogla, ku disa prej të pranishmëve në protestë qëlluan me vezë makinat e deputetëve në shenjë proteste ndaj veprimeve të fundi. Gjithashtu, protestuesit shprehën edhe indinjatën e tyre sa i takon dekorimit që Kryeministri Edi Rama bëri me rastin e 70-vjetorit të Çlirimit, duke e cilësuar si një tallje të qeverisë që po i bëhet kësaj shtrese. Protesta e të përndjekurve u shoqërua edhe këtë radhë me përplasje me policinë, pasi ata ashtu si protestën e kaluar, tentuan të hynin brenda godinës së Parlamentit. Ndërkohë, edhe opozita i ka kushtuar vëmendje në Parlament çështjes së të përndjekurve, duke akuzuan qeverinë se po përdhos ish-të përndjekurit politikë, duke dekoruar ish-punonjës të Sigurimit të Shtetit. Nga ana tjetër, ish-të përndjekurit deklaruan se do të vijojnë të protestojnë derisa qeveria të marrë seriozisht këtë shtresë, duke deklaruar se është e padrejtë që në Kuvend që të veshur me pushtet në kohën e diktaturës, si prokurorë dhe gjyqtarë, kanë dënuar ish-të përndjekurit. Gjithashtu, ata kërkuan që të mos cilësohen si shtresë periferike për të marrë pronat e tyre.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency