Veliaj /Aktivitete vetëm për 29 Nëntorin , për 28 Nëntorin asnjë aktivitet i uron shqiptarët nga sheshi “Skënderbej”

0
134

 
veliajBashkia e Tiranës ka vendosur të injorojë krejtësisht Festën Kombëtare të Pavarisë, 28 Nëntorin duke mos parashikuar as edhe një aktivitet të vetëm për këtë ditë.

Ndërkohë që Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka zgjidhur qesen vetëm për 29 Nëntorin që është thjeshtë një festë zyrtare, dhe në këtë ditë ka parashikuar të organizojë jo pak, por 46 aktivitete që kulmojnë me “Natën e Bardhë”.

 

“Gazeta Shqiptare” në një artikull të ditës së sotme shkruan se ditën e djeshme kur u inaugurua restaurimi i Monumentit të 100- vjetorit të Pavarësisë, Kryebashkiaku Erion Veliaj ka shpalosur një pjesë të aktiviteteve që do të bëhen me rastin e 29 Nëntorit, ku veç rikthimit të traditës së ‘Natës së Bardhë’, do organizohet dhe dita pa makina. Në këtë ditë-natë bashkia do të jetë e hapur për qytetarët që duan ta vizitojnë.

 

Sa u përket aktiviteteve të parashikuara për ditën e Pavarësisë, më 28 Nëntor, ato janë të vakëta, pasi thjesht do ngrihet flamuri në sheshin “Skënderbej”. “Harrim” i 28 Nëntorit nga bashkia justifikohet me faktin se vëmendja në këtë ditë historike do të përqendrohet në Vlorë. Ndryshimi mes dy datave nuk eshte thjeshte politik pas data 28 Nëntor nuk është thjeshtë dita e Flamurit por është një festë Kombëtare që celebrohet në të gjitha trojet ku jetojnë shqiptarë e sidomos në Shqipëri.

 

Ajo që duhet kuptuar nga të gjithë e sëpari nga vetër Kryebashkiaku i Tiranës, është se Festa Kombëtare është vetëm 1 ndërsa, festa zyrtare përfshirë edhe 29 Nëntorin janë me dhjetra në vitin kalendarik të shqiptarëve.

 

Ja lista e aktiviteteve të parashikuar nga Bashkia e Tiranës për 29 Nëntor

 

AKTIVITETET E 29 NËNTORIT, NATA E BARDHË

 

Akademia e Dy Rrotakut

Kidical Mass – Gara e Vogëlushëve!

Një ditë me Kamping – Këndi Kampistëve

Postierët e Vegjël – 3 biçikleta dhuratë!

Këndi i Patinatorëve të Vegjël! (Mësojmë patina)

Bici Taxi Falas për të Moshuarit

Historia e Federatës Shqiptare të Çiklizmit

MTB tour në Parkun e Liqenit.

Muzeu i Biçikletave.

Kinema Biçikletash.

Biçycle Festival – Muzikë & Festë.

Cicloficina, (riparim biçikletash).

Akademia e Aktivizmit – Mësojmë të Protestojmë.

Pedalo Tiranën pa Makina! (udhëtime me biçikleta me 3 rrota për fillestaret).

Këndi “Na Bashkoi Biçikleta”

Çajtore Çiklisti Dhuron.

Lojërat Nostalgjike të Rrugës.

Paraglaiding – sërish me parashuta!

Piknik.

Këndi qytetar – Monument.

Kinemaja e Vogëlushëve.

Panairi Luleve.

Markata e Gjelbër.

Panairi Bio i Komunave të Tiranës.

Tirana Dhuron.

Pitupi Dhuron – Ankand bamirësie për Eco Body.

Art i Riciklimit.

Provo biçikletën tënde.

Ecovolis falas 12:00 – 18:00.

Dhuro një yll.

Red Bull Ëinning 5 Albania – Minicalceto.

Jeto Shëndetshëm – Shërbime shëndetesore falas.

Kinemaja e Bashkisë.

Kocert për fëmijë, adoleshentë, cirk, teatër.

Collective Papers Aesthetics in Albania – aktivitet i ambasadës hollandeze – galeria e arteve.

Shfaqje Teatri për fëmijë -TKEKS.

Ekspozitë e Hapur, konkurs “Onufri” – GKA.

Shfaqje “2 piratë në ishullin e thesarit” – Cirku Kombëtar.

Përralla muzikore për fëmijë – Universiteti i Arteve.

Shfaqje – Cirku Kombëtar.

Projekti Filmik “Dear Enemy” – QKK.

Shfaqja “Spiuni Ballkanit”- TK.

Krijimtaria e Luftës II Botërore TKOB.

Koncert i Natës së Bardhë TKOB.

Stand Up Comedy “Plako të majt e jotja” – TK.

Koncerti i John Neëman.

Bashkia do jetë e hapur gjithë ditë-natën për qytetarët nëse duan ta vizitojnë.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency