Meta, zhvilloi një leksion në Universitetin Sapienza të Romës

0
382

 

meta romeKryetari i Kuvendit, Ilir Meta zhvilloi një leksion në Universitetin Sapienza të Romës, ku u prit nga Rektori i Sapienza profesor Eudenio Gaudio dhe studentët e Universitetit.
Në fjalën e tij Kreu i uvendit, Ilir Meta shprehu mirënjohje Universitetit të Sapienzës që ka hapur dyert për studentët shqiptarë.

“Jemi krenarë për integrimin e Komunitetit shqiptar dhe arritjet e studentëve në Itali. Mirëpresim kontributin e studentëve shqiptarë për të arritur objektivat evropianiste në Shqipëri”, tha Meta.

Më tej Kreu i Kuvendit foli edhe për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë si dy partnere strategjike.“Italia është një partner strategjik historik dhe i natyrshëm për shqiptarët. Italia ka qenë gjithnjë pranë Shqipërisë në kohë të vështira. Mesdheu na bashkon nën moton “Dy popuj, Një Det, Një Miqësi”, tha Meta.

Kreu i Kuvendit foli edhe për situatën që po kalon Shqipëria dhe reformat që po ndërmerren. Meta nënvizoi se, “korrupsioni dhe krimi i organizuar pengojnë investimet dhe zhvillimin ekonomik. Shqipëria po ndërmerr reforma që kërkojnë përgjegjshmëri dhe konsensus ndër-partiak”.

Duke folur për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, Meta theksoi se, “qytetarët shqiptarë kanë pritshmëri të larta. BE është destinacioni ynë si model i paqes, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik”.
Ndërsa Kreu i Kuvendit nuk harroi pa përmendur edhe situatën që po kalon së fundmi Europa në lidhje me luftën kundër terrorizmit. “Shqipëria”, tha Meta “është përkrah partnerëve në përballimin e sfidave të sigurisë që po përjeton kontinenti ynë”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency