Bora në Veri- Lindje , ja akset problematike

0
144

 

 

boraReshjet e para të dëborës në Shqipëri kanë filluar të krijojnë edhe problemet e para në qarkullimin e automjeteve. Në qarkun e Dibrës 70 përqind e rajonit është përfshirë nga reshjet e dëborës, duke bllokur edhe rrugës. Policia Rrugore këshillon që drejtuesit e automjeteve të lëvizin me zinxhirë për të shmangur aksidente. Reshje dëbore janë konstatuar nga edhe në zonën e Pukës. Ku edhe këtu policia ka  këshilluar drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë drejt Pukës të lëvizin me zinxhirë. Problem është mungesa e mirëmbajtjes së rrugëve në Pukë, pasi Autoriteti Rrugor Shqiptar nuk ka kontaktuar kompani për mirëmbajtjen. Por nëse nuk ndërhyhet, reshjet e borës mund të rrisin rrezikun për qarkullimin e mjeteve dhe qytetarëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency