Nuk plotësuan kreditet/Farmacistët testohen më 15 dhjetor

0
147

 

 

ilace1363077019Provimit të ricertifikimit do t’i nënshtrohen të gjithë ata profesionistë të shëndetësisë, të cilët nuk kanë arritur të plotësojnë të gjitha pikët e krediteve. Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim (QKEV) për mes një njoftimi ka bërë me dije se provimi i ricertifikimit për farmacistët do të zhvillohet më datë 15 dhjetor 2015. Farmacistët do t’i nënshtrohen këtij provimi me qëllim plotësimin e krediteve për të ushtruar profesionin, ndërsa testimi do të zhvillohet në ora 12:00 tek Fakulteti i Farmacisë. “Ditën e martë, më datë 15 dhjetor 2015 në ora 12:00 tek Fakulteti i Farmacisë zhvillohet provimi i certifikimit për farmacistët. Pjesëmarrësit në provim duhet të jenë të pajisur me dokument identiteti (kartë identiteti ose pasaportë), si dhe me një fotokopje të saj. Të kenë faturën e pagesës për provimin e certifikimit dhe të paraqiten së paku 30 minuta përpara fillimit të provimit”, – thuhet në njoftimin e Qendrës Kombëtare të Edukimit në Vazhdim. Provimit të ricertifikimit do ti nënshtrohen me 3 dhjetor 2015 në orën 09:00, edhe stomatologët që nuk përmbushën kriteret e programit të kreditimit 2009-2014. Provimi do të kryhet pranë në Fakultetin e Stomatologjisë, ndërsa stomatologët duhet të paraqiten 30 minuta para fillimit të tij. Sipas të dhënave paraprake, rezulton se janë më shumë se 400 stomatologë të cilët nuk kanë përmbushur kreditit, por kishin afat deri me 30 tetor për tu regjistruar për këtë provim. Sipas QKEV-së, vetëm 50 prej tyre janë regjistruar. Rregullorja përcakton se provimi do të konsiderohet i kaluar me sukses vetëm nëse profesionisti merr të paktën 50% nga pikët maksimale. Në rast se nuk është i kënaqur me pikët e marra në provim, ai mund të paraqesë ankesën me shkrim pranë AKP-së në 5 ditët e para pas shpalljes së rezultatit. AKP nga ana e saj, pasi ka shqyrtuar kërkesën është e detyruar që brenda 30 ditëve t’i kthejë profesionistit një përgjigje të argumentuar. Megjithatë për ndryshimin e rezultatit do të duhet një vendim nga Komisioni i Provimit të Ricertifikimit. Kalimi me sukses i provimit të certifikimit është kushti bazë për profesionistët që të vazhdojnë të ushtrojnë profesionin.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency