Antiterror/Gjendje gadishmërie , në ndihmë dhe agjentët civilë

0
165

 

civilDhjetë mijë efektivë policie në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë vazhdojnë të jenë në gjendje gatishmërie, pas situatës së krijuar nga sulmet terroriste në Paris.Kjo prani e shtuar e efektivëve të Policisë, të armatosur me kallashnikovë, do të vazhdojë për një afat të pacaktuar. Një ditë pas sulmeve në Paris, javën e kaluar, Policia e Shtetit mori urdhër për kalim në gjendje të shërbimit të përforcuar.Më pas, disa sinjale të ardhura nga shërbimet e huaja rritën nivelin e alarmit, duke u bërë shkak për kalimin e Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës në gjendje gatishmërie.Një numër prej 76 personash, kontingjent i kthyer nga Siria dhe shtetas që kanë tentuar të udhëtojnë në atë vend vitet e fundit, po mbahet “në vëzhgim të afërt”. Kështu ka thënë një burim i Policisë që ka shtuar se, pavarësisht pjesës së dukshme të masave me policë të armatosur në sheshe apo në rrugë, plani i sigurisë është më i gjerë se kaq.

AGJENTËT CIVILË

Një numër prej më se 350- 400 agjentësh civilë të Policisë dhe Antiterrorit “infiltrohen” çdo ditë në turmat e civilëve në stacionet publike të urbanëve, në qendrat tregtare apo në rrugët dhe sheshet e vendit. Ata ndjekin nga afër situatën, vëzhgojnë për ndonjë person të dyshimtë dhe bashkërendojnë punën me efektivat me uniformë që janë pjesë e masave të dukshme të marra nga policia.Burime të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit kanë thënë dje se “Shqipëria është e riskuar për incidente apo situata që kanë lidhje me terrorizmin, por nuk ka ndonjë sinjal apo paralajmërim evident”.Sipas Policisë, masat e marra deri tani janë më tepër një përgjigje për situatën e krijuar, një veprim i protokolleve të sigurisë, sesa vlerësim për ndonjë rrezik apo paralajmërim real. Pavarësisht se nuk ka ndonjë rrezik eventual në horizont, policia bën me dije se masat e shtuara të sigurisë do të vazhdojnë.Në këtë mënyrë, shërbimet e Policisë do të vazhdojnë shërbimet e përforcuara në të gjitha institucionet e rëndësisë së veçantë. Në pikat e kontrollit kufitar do të vazhdojë vëmendja e shtuar në lidhje me shtetasit e huaj që hyjnë apo dalin nga Shqipëria, si dhe me “kontingjentët ekstremistë”.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here