Hetimi për serverin e tatimeve/PD do të thërrasë për dëshmi drejtoren Shehaj, mazhoranca kundërshton

0
104

 

 

tataKomisioni hetimor për serverin e tatimeve do të thërrasë për të dhënë dëshmi edhe drejtoren e Përgjithshme të Tatimeve, Briseida Shehaj. Plani hetimor i rishikuar nga kryetari demokrat i komisionit, Arben Ristani, parashikon mbledhjen e informacionit për ndërhyrjen në server, të pretenduar nga opozita, nga Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit. Dhe pjesë e hetimeve do të jetë edhe dëshmia e Shehajt, gjë e cila u kundërshtua nga përfaqësuesit e mazhorancës. Deputeti socialist, Ervin Bushati, kërkoi që të mos bëheshin publikë emrat në prani të medias, pasi komisioni s’ka miratuar ende kalendarin e punimeve, planin hetimor dhe as projektvendimin për thirrjen e dëshmitarëve. “S’ke pse thua emra të përveçëm këtu në prani të mediave. Në fund mund të na rezultojë që kemi thërritur edhe njerëz kot?”, – u shpreh Bushati. Ndërkohë, kreu demokrat i komisionit, Arben Ristani, theksoi: “Kemi një vendim prokurorie që ka pushuar çështjen. Me një shkresë do t’i kërkojmë të na sjellë të gjithë dosjen hetimore. Do thërrasim një listë dëshmitarësh, ekspertët e urdhrit që kanë bërë auditimin, ekspertët e IT-së, drejtoren e Tatimeve”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here