Shkurtimet në administratën e shëndetësisë/Tepelenë, bluzat e bardha protestojnë dhe kërcënojnë me grevë

0
107

 

 

tepelenePas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për disa shkurtime në administratën shëndetësore në disa spitale të qyteteve të ndryshmeve të vendit, nga ky vendim u prekën edhe 85 infermierë dhe sanitarë të spitalit të Tepelenës. Lidhur me reformën e dikasterit të shëndetësisë, ata u njoftuan me 13 nëntor dhe po atë ditë e kundërshtuan vendimin për lënien e vendit të punës në muajin dhjetor. Por bluzat e bardha nuk kanë marrë ende përgjigje lidhur me protestën e zhvilluar të premten e kaluar, prandaj dhjetëra infermierë e sanitarë të Spitalit të Tepelenës kanë protestuar edhe dje më 16 nëntor, lidhur me vendimin për shkarkime nga puna. Ata kanë kërkuar të merret parasysh kriteri profesional duke deklaruar se kanë vjetërsi. Punonjësit e shkarkuar kanë paralajmëruar se do të bllokojnë spitalin deri në grevë urie nëse nuk zgjidhet problemi i tyre. Sakaq,  në mbështetje të protestës së tyre kanë dalë edhe mjekë të spitalit. Protesta nga bluzat e bardha janë zhvilluar edhe javën e kaluar, në spitalin e Lushnjës dhe Rrëshenit, pas vendimit për shkurtim të personelit të administratës shëndetësore. Me urdhër të Ministrisë së Shëndetësi në spitalin e Lushnjës u shkarkuan nga puna 25 punonjëse, ndërsa në spitalin e Rrëshenit u shkurtuan 30 vende pune, këtyre shkurtimeve iu shtuan edhe 85 punonjësit e spitalit të Tepelenës, duke çuar në 150 numrin e infermierëve dhe sanitarëve të shkarkuar nga detyra vetëm në tre ditë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here