Gjermeni – Lame, në fokus legalizimi dhe urbanizimi i zonave informale

0
132

Në takimin e zhvilluar nga ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, dhe drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame, me drejtorët e drejtorive rajonale, u diskutua për sfidat dhe rezultatet e procesit të legalizimeve në vend. Ndërkohë, Lame kërkoi edhe angazhimin e pushtetit vendor për t’u bërë pjesë e këtij procesi12241399_692351944234704_5045852961273958165_nMinistrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, dhe drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame, zhvilluan dje një takim me drejtorët e drejtorive rajonale për ecurinë e punës dhe problemet e hasura në procesin e legalizimeve. Ministrja Gjermeni tha se “falë thjeshtimit të procedurave për pajisje me leje legalizimi dhe rritjes së efiçencës së stafit në përpunimin e dosjeve kemi bërë të mundur, që në më pak se dy vite të legalizojmë 35 108 objekte, 81% e të cilave me funksion banimi dhe 19% me funksion biznesi”. Gjithashtu Gjermeni deklaroi se prioritet mbetet mbajtja e një ritëm prej rreth 40.000 familjesh të legalizuara në vit, që t’i përmbahemi premtimit për legalizimin e zonave masive informale brenda këtij mandati qeverisës. Por, krahas legalizimit të zonave informale, ministrja Gjermeni tha se, mbetet akoma shumë punë për të bërë dhe veçanërisht në kuadër të procesit të legalizimit në kontekstin e integrimit të ndërtimeve informale në realitetin urban, ku situata e ndeshur është më komplekse si p.sh ndërtimet në zonat arkeologjike, ato të rrezikuara nga përmbytjet apo zonat me burime natyrore të naftës. Në takimin me drejtorët rajonalë të ALUIZNI-t, ministrja Gjermeni disa herë nënvizoi, se në çdo moment duhet dhënë maksimumi i profesionalizmit të specialistëve në terren në komunikimin më qytetarët e zonave informale, duke qenë kështu dera e duhur, ku jo vetëm ata paraqesin shqetësimet e tyre, por ku gjejnë bashkëpunimin për të çuar çdo problem drejt zgjidhjes.

 

Lame, thirrje për angazhim të pushtetit vendor në procesin e legalizimeve

I pranishëm në këtë takim, kreu i ALUIZNI-it Artan Lame, gjatë fjalës së tij kërkoi nga drejtorët rajonalë angazhimin maksimal për legalizimin e objekteve në proces, ndërsa theksoi se në dy vjet janë legalizuar 35 mijë objekte pa leje. Lidhur me rezultatet e përmendura, Lame tha se ndryshimet ligjore që janë bërë në këta dy vjet i kanë hapur udhë legalizimit të shumë objekteve që kishin mbetur pezull. Gjithashtu, Lame kërkoi angazhimin edhe të pushtetit vendor për t’u bërë pjesë e procesit të legalizimeve. Sipas tij, deri më sot bashkëpunimi mes këtij institucioni dhe pushtetit vendor nuk ka ekzistuar, duke shtuar se në këtë proces kaq të rëndësishëm kërkohet dhe nevojitet bashkëpunimi i vendorëve për t’u përfshirë në këtë proces. Kreu i Legalizimeve bëri të ditur se Drejtoria e ALUIZNI-it ka zhvilluar takime bashkëpunimi dhe me homologët në rajon, ku ndërtimet pa leje janë shqetësuese. Nga të dhënat rezulton se i gjithë rajoni ka afro 1 milion ndërtime pa leje. Të dhënat e publikuara gjatë këtij takimi flasin se të ardhurat e realizuara nga ALUIZNI në vetëm një vit, janë në vlerën një miliard e nëntëqind milionë lekë. Kjo e ardhur është mbledhur nëpërmjet kalimit të së drejtës së pronësisë për katër mijë e nëntëqind e dyzet e katër parcela ndërtimore të zëna nga ndërtimet pa leje, ndërsa këto 10 muaj, mësohet se janë legalizuar 19.856 objekte.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here