Parkimi me pagesë/Ja kush përfiton nga tarifa zero e parkimit

0
149

 

makinat e reja dhe të përdorura Këshilli Bashkiak miratoi vendimin për parkimin e makinave me pagesë, por ajo çfarë është lehtësuese për rezidentët në Tiranë, është fakti se ndarja në 4 zona të administrimit shton hapësirën për parkim në 1/4 e qytetit për çdo qytetar që zotëron dhe është përdorues i mjetit motorik

 

Pas miratimit të vendimit për parkimin me pagesë nga Këshilli Bashkiak dhe krijimin e agjencisë Tirana Parking, e cila do të administroje parkingjet, si dhe tarifat për disa nga rrugët ku parkimi do të vazhdojë të jetë me pagesë, por me ndarjen e Tiranës në 4 zona për administrim, qytetarët do të kenë më tepër hapësirë për parkim pa pagesë. Vendimi do të aplikojë këto tarifa për parkimin në rruge: Zona A – 100 lekë/ora, Zona B- 40 lekë/ora dhe Zona C -20 lekë/ora. Për zonat e parkimit në shesh do të aplikohen paketa çmimesh të cilat do të jenë favorizuese për qytetarët të cilët do të kenë nevojë për më tepër kohë në dispozicion për të kryer një sërë shërbimesh (shopping, aktivitete sportive nga kodrat e liqenit, një drekë me miqtë, një aktivitet pranë pallatit të Kulturës etj). Çmimet do të jenë në varësi të kohëzgjatjeve, për shembull deri në 3 orë tarifa 200 lekë, çfarë nënkupton çmimi mesatar për orë është 67 lekë/ora, pra krahasuar me çmimin në rrugët kryesore (zona A, p.sh. me tarifë 100 leke/ora), është afërsisë mbi 30% më pak. Gjithashtu, në sheshe Eco Parking do të ofrohen mundësi për parkim edhe me abone, 1, 3, 6 dhe 12 mujore bazuar nevojave të qytetarëve për parkim 8 orë/ditë.

 

Lehtësirat për rezidentët

Çështja e rezidentëve është një çështje shumë e rëndësishme e cila si fillim do të ketë një aplikim të përshkallëzuar duke filluar nga qendra e qytetit, pasi kërkon investime në teknologji, sinjalistikë, ngritjen e qendrave të kontrollit të monitorimit etj. Rezidenti do të ketë hapësirë parkimi në ¼ e zonës brenda zonës së vet me përjashtim të zonave të përcaktuara me sistem tarifimi) dhe p.sh., nëse rezidenti i Zonës A, do të shkojë në Zonën B, do të ketë mundësinë për të parkuar në 2 alternativa: 1- Në zonat e përcaktuara si të lira (përcaktuar në % sipas zonave përkatëse, të identifikuara dhe me sinjalistikë përkatëse). 2- Në hapësirat e përcaktuara me tarifim. Rezidenti do të pajiset me një pullë identifikuese (me elemente sigurie dhe karakteristikat specifike si psh ngjyra e pullës, nr zonës). Ajo çfarë është lehtësuese për rezidentët në Tiranë, është fakti se me ndarjen në 4 Zona të Administrimit shton hapësirën për parkim në 1/4 e qytetit për çdo qytetar që zotëron dhe është përdorues i mjetit motorik.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here