Lushnjë / Shkurtime në administratën e shëndetësisë, sanitaret në protestë

0
171

 

Shendetesi-hipertension_953426714Punonjëset të cilat u prekën nga shkurtimet në administratën e shëndetësisë në Lushnjë, kanë protestuar kundër këtij vendimi, i cili erdhi si rrjedhojë i reformës së ndërmarrë nga Ministria e Shëndetësisë. Protesta u zhvillua pas urdhrit të ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për shkurtimin e stafit për infermierë dhe sanitarë. Nga 36 punonjës të cilat do të pushohen, vendimi u është komunikuar vetëm 26 prej tyre, të cilat janë sanitare, ndërkohe ende nuk dihet se kush janë 10 infermierë që pritet të pushohen nga puna. Të kërcënuara nga vështirësitë ekonomike, si dhe të irrituara nga vendimi për shkarkim, punonjëset protestuan dje në spitalin “Ihsan Çabej” në Lushnjë, duke deklaruar se puna ishte e vetmja mundësi me të cilat mbulonin shpenzimet familjare. Gjithashtu, sanitaret patën një takim edhe me drejtorin e spitalit, ku e cilësuan të padrejtë largimin e tyre nga puna, për shkak se shumica nga punonjëset kishin mbi 20 vite që punonin në këtë spital.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here