Bashkia e Tiranës / Gati “kërbaçin”: Paguani detyrimet për 5 vitet e fundit!  

0
146

 

Bashkia TiranëMe ndarjen e re territoriale ka nisur në fiskalizim i fortë i ish-komunave në të gjithë vendin, por duket se aksionin më të fortë në këtë drejtim po e kryen Bashkia e Tiranës. Të gjithë banorët e ish-komunave janë njoftuar të paguajnë detyrimet fiskale vendore për të pesë vitet e fundit. Për të stimuluar këtë pagesë të gjitha shkollat e këtyre zonave janë duke u kërkuar certifikata detyruese nxënësve. Mirëpo nga ana tjetër certifikata nuk do të jepet nëse më parë nuk ke paguar detyrimet tatimore vendore për të paktën 5 vitet e fundit. Me këtë nismë pritet që buxhetet vendore të vitit që vjen do të jenë më të furnizuara, pasi taksat vendore do të kushtëzohen me ofrimin e shërbimeve publike. Kështu Bashkia e Tiranës ka planifikuar qe disa nga këto taksat do t’i grumbullohen në faturat e ujit të pijshëm.

Përmirësimi i mbledhjes së Tatimit në Pronës nga ekspertet shihet si një pjesë e zgjidhjes. Rritja e rendimentit në mbledhjen e këtij tatimi do të shtojë të ardhurat e qeverisjes vendore me 4%, ka vlerësuar USAID.

Që nga viti 2005, tatimi mbi pronën (ndërtesat dhe tokat bujqësore) ka prodhuar 10-21% të të ardhurave vetjake të njësive vendore.

Gjendja financiare e qeverive lokale të Shqipërisë, në fakt, është përkeqësuar gjatë dekadës së fundit. Pas një përmirësimi ndërmjet viteve 2002 dhe 2009, financat e pushtetit vendor janë përkeqësuar gjatë pesë viteve të fundit dhe tani janë në nivele të barabarta me ato në fillim të procesit të decentralizimit. Kështu, konsolidimi në pak njësi, mund të përmirësojë efikasitetin dhe efektivitetin e shpenzimeve të pushtetit lokal, po kjo nuk do të zgjidhë problemin e mungesës së fondeve.

Gjatë vitit të ardhshëm në planet e Ministrisë së Financave është krijimi i një ligji specifik për financat vendore, me të cilin synojmë: rregull dhe procedura të qarta lidhur me buxhetin dhe menaxhimin financiar, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies të të zgjedhurve vendorë në mënyrë që zgjedhësit tuaj të jenë më shumë të lidhur me të ardhurat dhe shpenzimet dhe të kuptojnë se si po administrohen paratë e tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here