Raporti “Doing Business” / Shqipëria, pranë zonës së kuqe edhe në raportin për prosperitetin

0
121

 

 

interesa bankare të larta mujoreNjë tjetër renditje negative për Shqipërinë pak ditë pasi raporti “Doing Business” i Bankës Botërore e listoi vendin tonë të fundit në rajon për sa u përket lehtësive për të bërë biznes. Edhe në Raportin e përvitshëm për Prosperitetin, që kryhet nga shoqata britanike “Legatum Institute”, vendi ynë renditet në fundin e listës për rajon, duke lënë pas vetëm Bosnjë-Hercegovinën. Raporti i vitit 2015 e pozicionon në vendin e 83 nga 142 shtete në botë. Indeksi e tregon në zonën portokalli, shumë pranë të kuqes, që është edhe zona e alarmit. Për sa i përket ekonomisë, Shqipëria renditet në vendin e 109-të dhe për qeverisjen në vendin e 91-të. Për mundësitë e të bërit biznes renditet e 73-ta në botë (sërish më ulët sesa rajoni, Mali i Zi e 62-ta; Maqedonia e 65-ta); për edukimin në vendin e 71-të; shëndetin në 65 dhe për sigurinë në vendin e 4 -t në botë. Për sa i përket rajonit, Mali i Zi rezulton me performancën me të mire dhe mban vendin e 60-ta në botë; Maqedonia në vendin e 65-ta dhe Serbia në vendin e 73-të.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here