Fushë-Krujë Banorët pa ujë të pijshëm, instancat përkatëse nuk japin rrugëzgjidhje

0
148

 

 

arifave të ujitBanorët e Fushë-Krujës prej kohësh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm, si pasojë e dëmtimit të ujësjellësit. Të gjendur në këto rrethana, ata janë detyruar që të blejnë çdo ditë ujë në dyqan, ndërkohë që lidhur me këtë problem ata janë shprehur mjaft të shqetësuar. “Ne u bëjmë thirrje drejtuesve të Bashkisë për të zgjidhur këtë problem, pasi uji i pijshëm është i domosdoshëm të jetë 24 orë pa ndërprerje në shtëpi, ndërsa në detyrohemi ta blejmë atë nëpër dyqane”, – u shpreh një banore e zonës së Fushë-Krujës. Amortizimi i rrjetit, i cili prej vitesh nuk ka pasur investime për pajisje të reja, si dhe ndërhyrjet e paligjshme janë shkaku kryesor që ka çuar në mungesën e ujit të pijshëm. Ndërkohë, pavarësisht zërit të banorëve, instancat përkatëse vijojnë të heshtin për këtë situatë duke mos dhënë asnjë përgjigje se si do të zgjidhet ky problem që ka nevojë për ndërhyrje emergjente. Ndonëse vitin 2007 u ndërtua një ujësjellës i ri ku u investuan 4.5 milionë dollarë dhe sipas projektit Fushë-Kruja do te kishte 24 orë ujë në ditë pa ndërprerje, kjo gjë nuk u mundësua asnjëherë. Jashtë kamerës, drejtues të Ujësjellësit sqarojnë se defekti qëndron te pompat zhytëse që janë të prishura, ndërsa drejtojnë gishtin edhe të fermerët që sipas tyre e shpërdorojnë ujin duke vaditur tokat bujqësore. Ndërkaq, nuk dihet se sa do të zgjasë kjo situatë dhe nëse ujësjellësi do të ketë investime të reja pas amortizimit, dëmtimeve dhe ndërhyrjeve të paligjshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here