Investimet e Gjermanisë në Shqipëri, Hoffman: Gjyqtarët e korruptuar

0
150

Hoffman

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Helmut Hoffman ishte i drejtpërdrejtë dhe mjaft i ashpër në konstatimet e tij për punësimin dhe investimet, që ishin fryt i investitorëve gjermanë që operojnë në Shqipëri.  Ai paraqiti  shqetësimet e tij për pengesat kryesore  për mbërritjen e  të huajve në Shqipëri. “Shqipëria ka probleme me reputacionin. Është problem i vërtetë. Investitorët gjermanë eksperimentojnë me praktika të qëndrueshme. Kemi diçka që ka të bëjë me korrupsionin. Kur vjen nje investitor  këtu ka një pyetje. A do të jetë dikush që do të kërkojë para nën dorë? Edhe qeveritë e reja kanë trysni të madhë për koncesionet”- theksoi kryediplomati gjerman. Po ashtu ai bëri të ditur se  ka sundim të dobët të ligjit. “Ka gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar. Ka gjyqtarë që kanë makina dhe vila të shtrenjta. Njerëzit e dinë këtë, asnjë kompani gjermane nuk ka fituar një çështje në gjykatë. Çfarë mund të bëni. T’i ktheheni çështjes së infrastrukturës. Të punoni me vendet fqinje për tregjet e rajonit. Trajtoni investitorët aktualë korrektësisht jo në mënyrë preferenciale. Beni reformën ne drejtësi. Gjyqtarët thonë se nuk jemi ne ata të korruptuarit dhe nuk do të prekemi se ata kanë krijuar një rreth mbrojtjeje”- tha ai. Këtë qëndrim të hapur, siç e cilësoi vetë Helmut Hoffman, e mbajti gjatë tryezës “Diplomacia ekonomike dhe nxitja e punësimit”, organizuar nga Shoqata e Konsujve të Nderit në Shqipëri.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here