Nis aksioni nga Bashkia / Zëvendësohen pusetat në Tiranë, Veliaj: Ndëshkim për fonderitë që pranojnë të vjedhurat

0
104

 

 

puseta me plenaMungesa e kapakëve të pusetave ka qenë gjithmonë një problem pothuajse në të gjitha rrugët e Tiranës. Pas identifikimit të tyre, Bashkia ka filluar zëvendësimin e tyre nga institucionet arsimore dhe duke vijuar më tej në rrugët kryesore të qytetit. Kryetari i Bashkisë, Veliaj, vizitoi ndërmarrjen publike nr. 2, ku inspektoi përgatitjet për zëvendësimin e pusetave të munguara, si dhe paralajmëroi se të gjitha fonderitë, të cilat pranojnë pusetat e vjedhura, që janë pronë e qytetarëve të Tiranës, do të ndiqen penalisht dhe do t’u hiqet licenca. “Qytetarët duhet të kuptojnë se pusetat kushtojnë dhe paguhen me taksat e qytetarëve. Kjo do të thotë se, nëse dikush vjedh një pusetë, është duke vjedhur një pronë publike të qytetarëve. Prandaj, jo vetëm do të gjobitet, jo vetëm që do të ndiqet penalisht, por do t’u biem pas edhe fonderive që marrin pjesët e pusetave”, – tha Veliaj. Ndërkaq, ai shtoi se Bashkia e Tiranës ka nisur përdorimin e një materiali të ri për prodhimin e pusetave, në mënyrë që të mos jetë i riciklueshëm dhe për pasojë të mos bjerë pre e vjedhësve për t’u shitur. Drejtoria e ndërmarrjes publike nr. 2 ka nisur vendosjen e pusetave në të dy krahët e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Aksioni pritet të vazhdojë në të gjithë qytetin, derisa pusetat e hapura të mbyllen, duke mos përbërë më problem për lëvizjen e lirshme në këmbë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here