PD, Halimi: Kompania Intech + mori tendera e miliona USD, pasi Beqaj u bë ministër

0
151

tabela per kompanine Intech

 

Partia Demokratike vazhdoi dje akuzat ndaj ministrit Beqaj, duke theksuar se kompania Intech + është favorizuar në tendera e fitime vetëm pas ardhjes në qeveri të së majtës, Duke vënë theksin tek bashkëpronësia e kësja kompanie nga ministri Beqaj para shtatorit 2013-ës, deputetja demokrate Arbjola Halimi tha se ajo ka fituar 28 tendera në 22 muaj. “Transfertat e Thesarit të cilat jane te vetmet qe kane mbetur online sepse çdo gjë tjetër për kompaninë përpara vitit 2013 në QKR është fshirë, tregojnë se te ardhurat për këtë kompani nga buxheti i shtetit kane filluar pikërisht mbasi Beqaj u bë ministër. Rezulton dukshëm, e zezë mbi të bardhë në këto dokumente, rritja e fondeve për kompaninë e ministrit nga viti 2014 me 3,5 milionë dollarë dhe në 8 muajt e parë të këtij viti, me 7 milionë dollarë”, – tha ajo.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here