Dosja e plotë /   Zbardhet grabitja e kambistit në Fier, pranga ish-anëtarit të “bandës së Niklës”

0
136

 

 

Krimiskene

Kreshnik Berisha, një emër i njohur për drejtësinë për grabitjet e kryera me armë, e specifikisht ndaj kambistëve, duket se nuk i ka rezistuar dot “zanatit” të vjetër dhe nën kërcënimin e armës duke e plagosur në këmbë, i grabiti çantën me para Çepeles.

 

Në dhjetor të vitit të kaluar kishte fituar lirinë me kusht kur i kishin mbetur edhe pak vite nga dënimi me 17 vjet burg për grabitje me armë dhe gjobëvënie…por i duhet të kthehet sërish në qeli për të kryer jo vetëm pjesën e mbetur të viteve për këto vepra, por edhe dënimin e ri që pritet të marrë për grabitjen me armë të një kambisti tre ditë më parë në qytetin e Fierit. Bëhet fjalë për 34-vjeçarin nga Tirana Kreshnik Berisha, anëtar i Bandës famëkeqe të Niklës, i cili u arrestua këtë mëngjes (19 tetor) nga policia si autor i grabitjes së 8 milionë lekëve të rinj kambistit 48-vjeçar nga Fieri ArturÇepele, tre ditë më parë.

Kreshnik Berisha, një emër i njohur për drejtësinë për grabitjet e kryera me armë, e specifikisht ndaj kambistëve, duket se nuk i ka rezistuar dot “zanatit” të vjetër dhe nën kërcënimin e armës duke e plagosur në këmbë, i grabiti çantën me para Çepeles. Ai i bëri pritë kambistit kur ky i fundit sapo ish kthyer me furgon nga Tirana në Fier me çantën me para. Pasi ka ndjekur lëvizjet e kambistit, Berisha ka zbritur nga një autoveturë së bashku me bashkëpunëtorin e tij gjithashtu të arrestuar, Dritëro Lajthia 43 vjeç me banim në Tiranë, duke kryer grabitjen.

 

Dosja e prokurorisë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, ka regjistruar procedimin penal datë 16 tetor 2014, për veprën penale të “Vjedhjes me armë në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak në bashkëpunim” të parashikuar nga neni 134-25 dhe 278/6 të K.Penal.

Nga veprimet e policisë gjyqësore ka rezultuar se më datë 16 tetor 2015, rreth orës 12:40 në lagjen Sheq i Madh Fier, dy persona të maskuar kanë qëlluar shtetasin ArturÇepele me pistoletë pranë një dyqani bojërash te cilit i kanë marrë shumën prej 8.100.000 lekësh të reja.

Është ngritur grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes ku është fiksuar një gëzhojë pistolete e kalibrit 9 mm e cila është marrë në cilësinë e provës materiale për ekzaminim në laboratorin kriminalistik. Gjithashtu në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një automjet tip Toyota me targë AA xxx LC me ngjyrë të zezë i cili i përket të demtuarit dhe që ka qenë objekt i veprimeve të autoreve pasi në automjet ndodhej dhe shuma e lekëve të vjedhura. Janë shoqëruar në ambientet e policisë personat që kanë qenë të pranishëm në momentin që ka ndodhur ngjarja dhe janë pyetur në cilësinë e personit që kanë dijeni për rrethanat e veprës penale. Nga veprimet hetimore është marrë informacion për një automjet të braktisur dhe të djegur në fshatin Verri, Fier, i cili u gjet i braktisur në një rrugë qorre, ku brenda këtij automjeti tip Daevoo” është gjetur një armë zjarri automatike. Gjithashtu në një largësi rreth 10 metra nga kjo makinë e djegur janë gjetur një palë targa të huaja italiane, “CP xxx CY”. Automjeti i gjetur në gjendje të djegur është sekuestruar në ambientet e Drejtorisë së policisë qarkut Fier.

Rezulton se, para ngjarjes, automjeti të cilin lëviznin autorët para dhe pas kryerjes së veprës penale, ishte blerë tek servisi i shtetasit Dritëro Lajthia në Tiranë nga shtetasi Kreshnik Berisha banor i qytetit të Tiranës, ky i fundit i dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes me armë”. Në lidhje me ngjarjen, janë ndaluar i dyshuari Dritëro Lajthia për veprën penale të “sigurimit të mjeteve për të kryer vjedhje” dhe Kreshnik Berisha për veprat penale të “Vjedhjes me armë në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak në bashkëpunim”.

 

 

Humbiste paratë në loto dhe më pas dhunonte gruan në shtëpi

 

Ai humbiste paratë në lojëra fati dhe më pas inatin e shfrynte mbi bashkëshorten. Dhe sipas policisë kjo histori ka zgjatur për 18 vite dhe ka përfunduar vetëm dje, pasi agresori u vu në pranga. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në Savona dhe që ka për protagonistë një çift shqiptarësh. Policia ka arrestuar Skënder Hoxhën, me akuzën e abuzimit në familje. 45-vjeçari ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike mbi bashkëshorten e tij si dhe e kërcënonte atë me vdekje dhe e poshtëronte edhe para fëmijëve të vegjël. Dje ishte epilogu i fundit i historisë së abuzimit të shqiptarit, pasi gruaja vendosi të paraqitej në polici bashkë me dy fëmijët e vegjël. Ajo u largua nga shtëpia pasi burri e kishte rrahur para dy fëmijëve. Pak minuta pas denoncimit, karabinierët vunë në pranga Skënder Hoxhën dhe e dërguan atë në burg. Shqiptarja ka dëshmuar në polici se, ajo është dhunuar që prej vitit 1997. Sipas policisë ajo ishte aq e dominuar nga bashkëshorti sa që nuk gjente dot guximin të shkonte në spital dhe jo më të bënte denoncim.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here