Këshillat e DPSHTR-së / Rregullat e reja për taksat dhe regjistrimet e makinave  

0
232

 

makinat e reja dhe të përdoruraÇfarë duhet bërë pas nënshkrimit të aktit noterial të shitblerjes, për pagesën e taksave të përvitshme, si dhe për nxjerrjen e mjetit nga qarkullimi

 

Ervin Kaduku

 

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor bën me dije se të gjithë qytetarët që janë pronarë automjetesh duhet të jenë të kujdesshëm në lidhje me pagesat e taksave të përvitshme të automjeteve, çregjistrimin e përkohshëm të mjeteve në pronësi të tyre brenda 10 ditëve, kur nuk e kanë atë në përdorim për një periudhë të caktuar, apo çregjistrimin e përhershëm kur qytetari e ka nxjerrë mjetin jashtë qarkullimit.

Ja cilat janë këshillat e DPSHTR-së.

 

Pagesat e taksave

 

Për mjetet që janë në qarkullim, të pajisura me leje qarkullimi të modelit të vjetër, por që kanë taksa të prapambetura dhe për të cilat kërkohet transferim në një rreth tjetër, ato do të pajisen me lejen e qarkullimit të modelit të ri në drejtorinë e transportit rrugor. Pagesa e taksave kryhen në drejtorinë rajonale, pas pajisjes me leje të re qarkullimi.

 

Çregjistrimi i përkohshëm dhe i përhershëm i mjeteve

 

Për çregjistrim të përkohshëm të mjetit kërkohen këto dokumenti (heqje e përkohshme nga qarkullimi me të drejtë riaktivizimi). Duhet të paraqitet pronari i mjetit ose i autorizuari i tij me shkrim për kryerjen e veprimeve në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

 

  1. Leja e qarkullimit
  2. Certifikata e pronësisë
  3. Targat e mjetit
  4. Në rast humbje ose vjedhje të dokumenteve dhe targave duhet të sillet denoncim nga policia.
  5. Çregjistrimi bëhet vetëm një herë gjatë një viti, duke paguar detyrimet financiare deri në momentin e kryerjes së veprimeve.

 

Për çregjistrim të përhershëm të mjetit kërkohen këto dokumente (heqje e përhershme nga qarkullimi). Duhet të paraqitet pronari i mjetit ose i autorizuari i tij me shkrim për kryerjen e veprimeve në Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

 

  1. Leja e qarkullimit
  2. Certifikata e pronësisë
  3. Targat e mjetit
  4. Në rast humbje ose vjedhje të dokumenteve dhe targave duhet të sillet denoncim nga policia.

 

Për çregjistrim mjeti për eksport (heqje nga qarkullimi në Shqipëri për në shtete te tjera), kërkohet sa më poshtë. Duhet të paraqitet pronari i mjetit për kryerjen e veprimeve pranë D

Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

 

  1. Leja e qarkullimit
  2. Certifikata e pronësisë
  3. Targat e mjetit

Këto dokumente dorëzohen në degën e regjistrimit të mjeteve dhe mjeti pajiset me targa provizore për eksport, leje qarkullimi provizore me afat dhe, certifikatë pronësie.

 

Ndryshimi i pronësisë

 

Në rast ndryshimi të pronësisë së motomjeteve e automjeteve qytetari brenda 10 ditësh nga data kur nënshkruhet akti ligjor i ndryshimit të pronësisë merr masa për regjistrimin e ndryshimit të pronësisë ose ndryshimeve të tjera, si dhe për lëshimin e certifikatës së pronësisë.

Për të bërë ndryshimin e pronësisë procedurat janë të thjeshta. Kërkohet që qytetarët të paraqesin:

  • Kartën e identitetit, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësit e shërbimit, ju kthehet përsëri.
    • Vërtetimin e adresës së vendbanimit, të lëshuar nga zyrat e gjëndjes civile.
    •  Dokumentin e fitimit të pronësisë së mjetit, origjinal.
    •  Lejen e qarkullimit të mjetit.
    •  Certifikatën e pronësisë së mjetit.
    •  Certifikatën e kontrollit fizik të mjetit.
    •  Targat e mjetit, kur ato janë sipas sistemit të vjetër.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here