Qeveria zyrtarizon pronësinë e 485 ndërtimeve pa leje në të gjithë vendin

0
161

Këshilli i Ministrave ka vendosur për sipërfaqet maksimale, për të cilat miratohet kalimi i së drejtës së pronësisë mbi parcelën e ndërtimit pa leje, të jenë sipas listës emërore dhe evidencës që i bashkëlidhen këtij vendimi. Numri i parcelave ndërtimore dhe sipërfaqja e përgjithshme e truallit për secilin qark janë, si më poshtë është si më poshtë. Qarku Fier: 70 (shtatëdhjetë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 21 219 (njëzet e një mijë e dyqind e nëntëmbëdhjetë) m². Qarku Tiranë: 78 (shtatëdhjetë e tetë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 17 762 (shtatëmbëdhjetë mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e dy) m². Qarku Vlorë: 45 (dyzet e pesë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 12 574 (dymbëdhjetë mijë e pesëqind e shtatëdhjetë e katër) m². Qarku Gjirokastër: 16 (gjashtëmbëdhjetë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 5 597 (pesë mijë e pesëqind e nëntëdhjetë e shtatë) m². Qarku Dibër: 38 (tridhjetë e tetë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 9 744 (nëntë mijë e shtatëqind e dyzet e katër) m². Qarku Shkodër: 72 (shtatëdhjetë e dy) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 16 637 (gjashtëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e tridhjetë e shtatë) m2. Qarku Elbasan: 25 (njëzet e pesë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 7 474 (shtatë mijë e katërqind e shtatëdhjetë e katër) m². Qarku Berat: 4 (katër) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 1 300 (një mijë e treqind) m². Qarku Korçë: 23 (njëzet e tre) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 2 886 (dy mijë e tetëqind e tetëdhjetë e gjashtë) m². Qarku Lezhë: 38 (tridhjetë e tetë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 9 518 (nëntë mijë e pesëqind e tetëmbëdhjetë) m². Qarku Durrës: 28 (njëzet e tetë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 9 684 (nëntë mijë e gjashtëqind e tetëdhjetë e katër) m². Qarku Kukës: 48 (dyzet e tetë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 13 985 (trembëdhjetë mijë e nëntëqind e tetëdhjetë e pesë) m². Ngarkohet Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale për kryerjen e procedurave të kalimit të pronësisë së parcelave ndërtimore të objekteve informale nga shteti të poseduesit e ndërtimeve pa leje. Deri në momentin e regjistrimit të ndërtimit të legalizuar, zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme të mos kryejnë ndryshime të gjendjes juridike të pasurive të listuara në këtë vendim.

 

 

listat

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here