Ceremonia / Nishani nderon kuqezinjtë, bashkon Bashën me Metën

0
120

 

kombetarja

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i dorëzoi dje gjatë një ceremonie të veçantë ekipit kombëtar shqiptar të futbollit dekoratën “Nderi i Kombit” në vlerësim të arritjes historike të kualifikimit për në fazën finale të Kampionatit Evropian “Francë 2016”. Në pritjen e organizuar në Presidencë, krahas ekipit kombëtar dhe stafit teknik, morën pjesë edhe Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, si edhe kryedemokrati Lulzim Basha. Në fjalën e tij, Kreu i Shtetit theksoi se shqiptarët ndihen më shumë krenarë se kurrë dhe më të bashkuar se kurrë. “Këtë nuk e them dhe nuk e konstatoj vetëm unë në cilësinë e Presidentit të Republikës, simbolit të unitetit kombëtar, por këtë e shpreh dhe e vërteton me emfazë mbarë kombi shqiptar, duke demonstruar shfaqje dhe shembuj të papërsëritshëm atdhedashurie në çdo skaj të globit: që nga Tirana e Elbasani, që nga Prishtina e Mitrovica, që nga Sidneji në Australi e deri në Nju Jork, që nga Stokholmi e deri në Londër, që nga Shkupi, Ulqini e deri në Paris, anembanë botës kudo ku jetojnë, studiojnë e punojnë bashkëkombësit tanë, kudo ku rreh qoftë edhe një zemër e vetme dhe e vërtetë shqiptari”, – deklaroi ai. Më tej, Presidenti pohoi se tipari më dallues i kombëtares është forca dhe shpirti i grupit, krenaria dhe përgjegjësia e madhe e mbajtjes veshur e me dinjitet i fanellës kuqezi. “Rrugëtimi deri në finalen e Parisit është ende larg dhe i gjatë, por ëndrra vazhdon për çdo shqiptar. Sot jam më se i bindur se mbarë popullit tonë shpresa i është rikthyer, se krenaria i është ringjallur dhe se të qenit shqiptar për ta, për ne dhe për këdo tjetër në dejet e të cilëve rrjedh i njëjti gjak, ka më tepër kuptim se kurrë më parë”, – deklaroi Kreu i Shtetit Bujar Nishani.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here