Organizatat mjedisore, kërkesë Ramës / Moratorium 3-vjeçar për ndërtimin e veprave energjetike në lumenjtë shqiptarë

0
115

 

konferenca per ujin

Drejtori i Qendrës Rajonale të Mjedisit, Qirjo: Bllokimi i migrimit të ngjalës prej kaskadës së lumit Drin, prej numrit të hidrocentraleve të ndërtuara mbi lum është një problem që ne e ndeshim sot

Vojsava Sota

 

Shoqatat Mjedisore i kanë kërkuar dje Kryeministrit Rama dhe ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, shpalljen e moratoriumit 3-vjeçar për ndërtimin e veprave energjetike mbi lumenjtë shqiptarë. “Një numër marramendës prej 501 HEC-eve pritet të ndikojë negativisht në ekosistemet natyrore, dhe sidomos tek ato me ndjeshmëri të lartë, siç janë zonat e mbrojtura dhe parqet kombëtare. Ne kërkojmë sot masën e parë dhe të menjëhershme për moratorium lidhur me ndërtimin e veprave energjetike në lumenjtë e Shqipërisë për një periudhë 3-vjeçare”, – tha Valbona Mazreku, eksperte mjedisi. Ndërkohë një tjetër eksperte mjedisit theksoi se ka një mungesë të studimeve të mirëfillta për kapacitetet ujore që ka Shqipëria dhe mundësinë e hidrocentraleve që mund të mbartin këto kapacitete ujore. “Tashmë ky studim nuk ekziston fare. Është nisur ndërtimi i hidrocentraleve thjesht me një dëshirë për plotësim të nevojave dhe kërkesave me energji po pa pasur sa është mundësia që këto lumenj të furnizojnë”, – tha Emirjeta Adhami.

Në gjithë vendin janë dhënë leje për ndërtimin e 501 HEC-eve, në një kohë që pritet ulja mesatare e reshjeve të shiut. Sipas ekspertëve të mjedisit, ndërtimi i HEC-eve në mënyrë të pakontrolluar ka sjellë dëme të ndryshme që lidhen me ndryshimin e biodiversitetit të lumenjve.

Drejtori i Qendrës Rajonale të Mjedisit, Mihallaq Qirjo, deklaroi se inspektori i peshkimit në Pogradec referoi se sasia e ngjalës që kapet në këtë liqen është tanimë shumë e vogël. “Arsyeja është e thjeshtë, bllokimi i migrimit të saj prej kaskadës së lumit Drin, prej numrit të hidrocentraleve të ndërtuara mbi lumin Drin vite më përpara, pra, është një problem që ne e ndeshim sot”, – deklaroi ai. Ekspertët e mjedisit theksojnë se ndërtimi i këtyre HEC-eve do të sjellë ndryshimin e rrjedhës natyrale të lumenjve dhe do të ndikojë negativisht në jetën sociale dhe ekonomike të qindra mijëra banorëve që jetojnë pranë tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here