Braho: Destabilizimi ka nisur të qetësohet. PD në Komision: I burgosuri paguan 100 euro për leje ditore

0
124

komisioni sigurise

 

Kreu i Komisionit të Sigurisë, deputeti i LSI-së Spartak Braho, deklaroi dje se skenari i destabilizimit për të cilin ai shkroi edhe letrën drejtuar krerëve të shtetit, ka nisur të qetësohet. I pyetur pas mbledhjes së Komisionit nga mediat lidhur me zhvillimet e fundit për këtë çështje duke pohuar: “Ka filluar të qetësohet destabilizimi”. Më parë, në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë u diskutuan disa ndryshime të ligjit për trajtimin e të burgosurve. Deputeti demokrat Asllan Dogjani tha se një i burgosur është i detyruar t’u paguajë 100 euro në dorë për një ditë leje drejtuesve të burgut. “Për të marrë një leje njëditore të burgosurit duhet të paguajnë 100 euro. Shtet policor jashtë dhe brenda”, – deklaroi ai. Ndërkaq, kolegu i tij, demokrati Flamur Noka, tha se në Shqipëri liritë dhe trajtimi i të burgosurve janë në nivelet me katastrofale. “Janë 40 mijë persona jashtë kapacitetit. Një shtet që ushtron dhunë dhe terror ndaj qytetarëve se nuk paguajnë dot një faturë energjie. Kushtet në burgje janë mizerabël, trajtimi mizerabël. Një qeveri e suportit të trafikanteve. Ministri drejton makinën e drogës. Qytetarët, qeveria juaj i ka shkelur me këmbë”, – u shpreh ai. Nga ana e tij, drejtori i Burgjeve, Artur Zoto, tha: “Për herë të parë kemi bërë risi: Kemi marrë iniciativa në luftën kundër korrupsionit. Janë informuar të dënuarit për dhënien e lejeve. Procesi i lejeve monitorohet. Jo se s’ka probleme, por kemi qenë agresiv për shkeljet e bëra. Ky është standardi i kësaj qeverie”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here