Sa bëhen /Ulen çmimet për banesat në Tiranë

0
160

 

 

 

Çmimet e banesave në zonat e TiranësTirana, me çmimin për metër katror të një apartamenti në qendër të qytetit, qëndron në një “të mesme të artë” krahasuar me fqinjët e rajonit. Sipas të dhënave rajonale, çmimi mesatar për metër katror brenda në kryeqytet është 1.498,22 euro për Tiranën, e cila duket se e ka këtë vlerë më të lartë vetëm se sa Shkupi, me 1.229,81 euro/m². Të gjithë kryeqytetet e tjera kanë çmime mesatare më të larta se sa në vendin tonë, duke realizuar kështu këtë renditje, ku kryeson Beogradi me 1.956,78 euro/m², ndjekur nga Podgorica me 1.650 euro/m², Sarajeva me 1.528,89 euro/m².

Ndërsa, për apartamentet jashtë qendrës së kryeqyteteve, Tirana renditet e fundit për nga çmimi, duke mbajtur thuajse të njëjtën renditje kundrejt qyteteve të tjera në rajon, të cilat duket se kanë çmime më të larta se sa ne. Jashtë qendrës së Tiranës, çmimi mesatar për metër katror të një shtëpie kushton 573,45 euro, me diferencë të madhe me më të afërtën në renditje, që është Sarajeva me 843,64 euro/m². Kryeson në këtë listë me çmimin më të lartë Podgorica me 1.116,67 euro/m², ndjekur nga Beogradi me 1.086 euro/m².

Një ndër arsyet është se ndërtimi në Tiranë është i një cilësie më të ulët se në rajon, ku zbatohen më tepër rregullat e ndërtimit sipas BE-së.

 

Tregu

Sipas statistikave, krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit, kërkesat për blerje janë rritur ndërkohë me 30%. Arsyet për këtë lidhen me një rënie të ndjeshme në çmimet e banesave në kryeqytet, në masën 15%.

Rënia e çmimeve është më e theksuar në zonën e ish-Bllokut me rreth 30-35%, në qendër me 25%, në Unazë me 15-20%. Në zona më periferike, rënia ka qenë më e ulët, për shkak se vetë çmimet janë të ulëta. Në total, për të gjithë Tiranën, mesatarja vjetore e rënies së çmimeve është rreth 16%.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here