Nis lotaria amerikane/ Çfarë duhet të dini dhe si të aplikoni?

0
168

llotaria

Më 2 tetor do të hapen aplikimet për lotarinë amerikane DV 2017. Gjithçka është gati dhe pritet vetëm konfirmimi zyrtar i Ambasadës së SHBA-së në Tiranë. Shqiptarët do të kenë 1 muaj afat për të aplikuar. Fituesit do të shpallen vitin e ardhshëm.

Por çfarë duhet të dini për këtë lotari?

 

Kriteret kualifikuese mbi arsimimin dhe punësimin

Të gjithë aplikantët e lotarisë së Vizave të Shumëllojshmërisë (DV) këshillohen të shqyrtojnë udhëzimet mbi kriteret e kualifikimit të arsimimit dhe punësimit para se të aplikojnë.

Aplikanti kryesor (ai që është përzgjedhur në bazë të numrit të aplikimit) duhet të ketë arsimim apo punësim të kualifikueshëm, me qëllim që të kualifikohet për një vizë të programit të lotarisë së DV-së.

 

Arsimimi:

Aplikantët duhet të kenë mbaruar arsimin e mesëm me kohë të plotë që është ekuivalent me arsimimin në të paktën një shkollë të mesme amerikane (4-vjeçare, me kohë të plotë, arsim i përgjithshëm). Jo të gjitha diplomat e shkollës së mesme në Shqipëri kualifikohen për programin.

Diplomat e shkollës së mesme me kohë të pjesshme – pa shkëputje nga puna, shkollat e natës ose ato me korrespondencë, përfshirë programet pesëvjeçare ose programet e gjata (me kohë të pjesshme, pa shkëputje nga puna, shkollat e natës ose me korrespondencë) nuk kualifikohen për programin e lotarisë. Për më tepër, diplomat e shkollave të mesme profesionale rrallëherë kualifikohen për lotarinë.

Edhe nëse ju keni mbaruar një pjesë të shkollës së mesme në sistemin me shkëputje nga puna dhe pjesën tjetër në sistemin me kohë të plotë, kjo diplomë nuk kualifikohet për programin e lotarisë.

Diplomat universitare kualifikohen për programin e lotarisë së DV-së.

 

Punësimi:

Aplikantët që nuk përmbushin kriterin e arsimimit, duhet të përmbushin kriterin e përvojës në punë për dy vjet në një profesion që kërkon të paktën dy vjet trajnim apo përvojë brenda një periudhe pesëvjeçare menjëherë para aplikimit.

Vetëm disa profesione specifike kualifikohen për programin e Vizave të Shumëllojshmërisë.

Për t’u kualifikuar për një vizë të lotarisë mbi bazën e eksperiencës së punës, ju duhet të keni brenda pesë viteve të fundit dy vjet përvojë në një profesion që është përcaktuar si Zonë Pune 4 ose 5, e klasifikuar në Përgatitjen Profesionale Specifike (SVP) të vlerës 7.0 ose më lart. Profesionet kualifikuese të DV-së janë të renditura në Bazën e të dhënave të Departamentit të Punës O*Net Online Database.

Aplikantët për viza imigracioni të cilët nuk paraqiten për intervistë me të gjitha dokumentet e kërkuara nuk do të pranohen në intervistë. Ata nuk do të intervistohen nga një zyrtar konsullor dhe do të kenë mundësi të caktojnë një takim të ri për intervistë vetëm pasi të kenë paraqitur të gjitha dokumentet e nevojshme.

Procesi i imigracionit për në SHBA mund të jetë i gjatë për shumë njerëz dhe është objektivi ynë që të shqyrtojmë aplikimet e vizave sa më shpejt që të jetë e mundur për të lehtësuar ribashkimin e shpejtë të familjeve. Në mënyrë që të ofrojmë shërbim më të mirë për të gjithë klientët tanë, ne e përqendrojmë vëmendjen tonë tek ata që arrijnë plotësisht të përgatitur në datat e planifikuara të intervistës së tyre. Me secilin rast kur mungojnë dokumentet e kërkuara, koha e pritjes dhe e shqyrtimit shtohet për të gjithë aplikantët. Secili aplikant i cili paraqitet i papërgatitur në intervistën tij ose të saj është duke larguar datën e takimit të dikujt që i ka gati dokumentet. Për një periudhë kohore vjetore, kjo gjë shton javë dhe muaj për secilin nga përfituesit e Vizës Imigruese të cilët presin që të bashkohen me familjarët e tyre në SHBA.

Çdo aplikant merr letrën e datës së takimit që përmban një listë me dokumentet e kërkuara dhe udhëzimet e hollësishme. Për më tepër, si pjesë e përpjekjeve tona për të ndihmuar të gjithë klientët tanë ndërsa ata përgatiten për intervistat e tyre, Seksioni Konsullor i dërgon një e-mail të veçantë, sipas rastit përkatës, të gjithë peticionerëve dhe përfituesve me listën e detajuar të dokumenteve që mungojnë përpara datës së caktuar për intervistë. Nëse adresa e postës suaj elektronike (e-mail) ndryshon gjatë procesit të aplikimit për Vizë Imigruese, ju lutemi na njoftoni në TiranaUSConsulate@state.gov.

 

Njoftim i rëndësishëm:

Duke filluar nga data 1 shtator 2013, Formulari Elektronik i Vizave Imigruese DS-260 dhe Formulari DS-261 (Zgjedhja e Adresës dhe Agjentit) do të zëvendësojnë formularin e mëparshëm që plotësohej me dorë DS-230 Aplikimi për Vizë Imigruese dhe Regjistrimin e Të Huajit (pjesa I dhe II) dhe Formularin DS-3032 (Zgjedhja e Adresës dhe Agjentit). Për më tepër informacion mbi kërkesat për të plotësuar formularin DS-260 ose DS-261, lutemi të vizitoni faqen e internetit të Formularëve Online për Vizë Emigruese (në Anglisht). Për të plotësuar formularin DS-260 ose DS-261, lutemi të vizitoni faqen e internetit të Qendrës së Aplikimit Elektronik (në Anglisht).

Pyetje të Shtruara Shpesh për Formularin Online të Aplikimit Elektronik për Vizë Imigruese DS-260.

Informacion i përgjithshëm: Të emigrosh në Shtetet e Bashkuara dhe të jetosh atje përgjithmonë është një vendim i rëndësishëm dhe kompleks. Ky seksion jep informacion për të ndihmuar shtetasit e huaj që dëshirojnë të imigrojnë përgjithmonë për të përcaktuar vizat, kërkesat dhe dokumentet që do t’u duhen atyre për të aplikuar për emigrim për në SHBA. Për informacion se kush mund të imigrojnë në SHBA, ju lutemi vizitoni faqen e internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Imigrimi”.

Për më tepër informacion mbi formularët e vizave, mbi Garancinë Financiare, kërkesa të tjera dhe dokumente për imigrantët ju lutemi referojuni faqes së Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Procesi i Imigrimit në SHBA”.

 

 

UDHËZIME RRETH PROGRAMIT TË VIZAVE EMIGRUESE TË SHUMËLLOJSHMËRISË (LOTARISË AMERIKANE) (DV-2017)

 

Programi i Vizave Emigruese të Shumëllojshmërisë, i autorizuar nga Kongresi, administrohet nga Departamenti i Shtetit në bazë vjetore. Seksioni 203(c) i Aktit të Emigracionit dhe Kombësisë (INA) mundëson viza për një grup “emigrantësh të shumëllojshmërisë”, prej vendeve me shkallë historikisht të ulët emigrimi në Shtetet e Bashkuara. Për vitin fiskal 2017, do të jenë në dispozicion 50,000 viza emigrantësh të shumëllojshmërisë (DV). Regjistrimi për në programin e lotarisë është falas.

Aplikantët që janë përzgjedhur nga programi i lotarisë (“të përzgjedhurit”) duhet të plotësojnë kërkesa të thjeshta, por të rrepta, të pranueshmërisë, në mënyrë që të kualifikohen për një vizë shumëllojshmërie. Një kompjuter përzgjedh rastësisht aplikantët për vizën e lotarisë. Vizat e lotarisë shpërndahen ndërmjet gjashtë rajoneve gjeografike dhe asnjë vend i veçantë nuk mund të përfitojë më shumë se 7% të lotarive (DV-ve) të disponueshme për çdo vit.

Për lotarinë DV-2017, vendasit e shteteve të mëposhtme nuk janë të ligjshëm për të aplikuar, pasi këto shtete kanë dërguar në total më shumë se 50,000 emigrantë në SHBA në pesë vitet e shkuara: Bangladeshi, Brazili, Kanadaja, Kina (të lindurit në kontinent), Kolumbia, Republika Domenikane, Ekuadori, San Salvadori, Haiti, India, Xhamajka, Meksika, Nigeria, Pakistani, Peruja, Filipinet, Koreja e Jugut, Mbretëria e Bashkuar (me përjashtim të Irlandës së Veriut) territoret e varura prej saj dhe Vietnami.

 

 

Pranueshmëria për të aplikuar:

 

Kërkesa #1: Individët të lindur në një vend, vendasit e të cilit kualifikohen për të aplikuar për programin e lotarisë, mund të jenë të pranueshëm për të aplikuar.

Nëse nuk keni lindur në një vend të pranueshëm për të aplikuar për lotarinë, ka dy mënyra me anë të të cilave ju mund të kualifikoheni.

 A ka lindur bashkëshorti/ja juaj ka në një vend të pranueshëm për të aplikuar për lotarinë? Nëse po, ju mund të deklaroni vendin e lindjes së bashkëshortit/es në regjistrimin për lotarinë — me kushtin që emri juaj dhe i bashkëshortit/es të jetë i renditur në aplikimin e përzgjedhur, t’ju

lëshohet viza, dhe të hyni në SHBA në të njëjtën kohë.

Ky material gjendet në http://albanian.tirana.usembassy.gov Faqe 2 në 20

 A keni lindur në një shtet, vendasit e të cilit nuk janë të pranueshëm për të aplikuar për lotarinë, por asnjëri nga prindërit tuaj s’ka lindur, apo s’ka qenë rezident i ligjshëm atje në kohën kur ju keni lindur? Nëse po, ju mund të deklaroni si vendlindje një nga vendlindjet e prindërve tuaj, nëse ky vend është vend i kualifikueshëm për programin e DV-2017. Për më shumë detaje mbi kuptimin e paragrafit të mësipërm, lexoni Pyetje të Shtruara Shpesh.

Kërkesa #2: Çdo aplikant duhet të plotësojë ose kërkesat e arsimit, ose kërkesat e eksperiencës së punës të programit të lotarisë, si vijon:

 

 Një arsim të shkollës së mesme apo ekuivalentin e tij, përkufizuar si përfundim me sukses i 12 viteve edukim të plotë zyrtar 9-vjeçar dhe i mesëm;

 dy vjet përvojë pune brenda pesë viteve të kaluara në një punësim që kërkon të paktën 2 vjet trajnim ose eksperiencë për ta ushtruar. Për të përcaktuar nëse përvoja e punës kualifikohet për lotarinë, do të përdoret Baza e të Dhënave të Departamentit Amerikan të Punës.

Ju NUK duhet të aplikoni në Programin e Lotarisë, në qoftë se ju nuk mund të plotësoni të dyja kërkesat e mësipërme.

 

Periudha e regjistrimit

Regjistrimet për Programin e Lotarisë DV-2017 duhet të kryhet në mënyrë elektronike në:

www.dvlottery.state.gov, midis mesditës, Orës Ditore Lindore (EDT) (GMT-4), e enjte, 1 tetor 2015, dhe mesditës, Orës Standarde Lindore (EST) (GMT-5), e martë, 3 nëntor 2015. Mos prisni deri në javën e fundit të periudhës së regjistrimit, pasi kërkesat e shumta mund të shkaktojnë mbingarkesë të faqes së internetit. Aplikimet me letër ose aplikimet e vonuara nuk do të pranohen. Ligji lejon vetëm një regjistrim për çdo person gjatë periudhës së regjistrimit. Departamenti i Shtetit përdor teknologji të sofistikuar për t’u vënë në dijeni të regjistrimeve të shumëfishta. Individët që kanë aplikuar më shumë se një herë gjatë një periudhe regjistrimi do të skualifikohen.

Plotësimi i regjistrimit elektronik për Programin e Lotarisë DV-2017.

Plotësoni Formularin Elektronik të Regjistrimit për Vizën e Shumëllojshmërisë (E-DV Entry Form ose DS- 5501) online në faqen zyrtare www.dvlottery.state.gov. Regjistrimet e papërfunduara nuk do të pranohen. Regjistrimi për Programin e Lotarisë është falas.

Jeni të inkurajuar të plotësoni vetë formularin e regjistrimit, pa ndihmën e një “këshilltari për viza”, “agjenti të vizave” ose personave të tjerë që ju ofrojnë ndihmë. Nëse është dikush tjetër që ju ndihmon, duhet të jeni të pranishëm në momentin e përgatitjes së regjistrimit, në mënyrë që t’u përgjigjeni të gjitha pyetjeve në mënyrë sa më të saktë, të merrni faqen e konfirmimit dhe numrin e konfirmimit.

Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të pajiseni me faqen e konfirmimit dhe numrin e konfirmimit. Pa këtë informacion, nuk do të jeni në gjendje të hyni në sistemin online, i cili do t’ju informojë mbi statusin e regjistrimit tuaj. Duhet të jeni të kujdesshëm në rastin kur dikush ofrohet të ruajë faqen tuaj të konfirmimit dhe numrin tuaj të konfirmimit. Ju gjithashtu duhet të keni akses tek posta elektronike që keni vendosur tek regjistrimi juaj në E-DV.

Pasi të keni dorëzuar elektronikisht regjistrimin e plotë, do t’ju shaqet një faqe konfirmimi, e cila

përmban emrin tuaj dhe numrin unik të konfirmimit. Printojeni këtë faqe dhe ruajeni. Duke filluar nga 3 maji 2016, ju do të mund të kontrolloni statusin e regjistrimit tuaj në faqen zyrtare

www.dvlottery.state.gov, duke klikuar mbi Kontrollin e Statusit të të Regjistuarit dhe duke futur numrin unik të konfirmimit dhe informacionin personal. Kontrolli i Statusit të të Regjistuarit do të jetë e vetmja mënyrë informimi mbi përzgjedhjen tuaj për Lotarinë DV-2017, duke ju dhënë udhëzime se si të vazhdoni më tej me aplikimin tuaj dhe duke ju njoftuar mbi takimin për vizë emigrimi.

 

Ju duhet të paraqisni informacionin e mëposhtëm për të plotësuar regjistrimin tuaj E-DV:

  1. Emrin – mbiemrin, emrin, emrin e mesit – ekzaktësisht siç shkruhet në pasaportë. Mos vendosni emrin e babait si emër mesi, por vendosni N/A.
  2. Datën e lindjes – ditë, muaj, vit.
  3. Gjininë – mashkull ose femër.
  4. Qytetin e lindjes.
  5. Shtetin e lindjes – Përdorni emrin me të cilin njihet aktualisht shteti ku keni lindur.
  6. Vendi i kualifikueshëm për Programin e Lotarisë – Vendi i kualifikueshëm për Programin e Lotarisë normalisht do të jetë i njëjtë me atë të lindjes. Vendi i kualifikueshëm për Programin e Lotarisë nuk lidhet me vendin ku jetoni. Nëse keni lindur në një vend jo të kualifikueshëm për Programin e Lotarisë
  7. Fotografitë e të regjistruarve – Fotografi personale tuajën të kohëve të fundit, të bashkëshortit/es dhe të të gjithë fëmijëve të përfshirë në regjistrim.

 

Dorëzimi i Fotografisë Dixhitale për specifikime teknike dhe të kompozimit. Nuk është e nevojshme të përfshini një foto të bashkëshortes/it dhe fëmijëve tashmë qytetarë amerikanë ose Rezidentë të përhershëm ligjorë, por në rast se i përfshini nuk do të ketë pasoja në aplikimin tuaj për vizë shumëllojshmërie.

Fotografitë në grup nuk do të pranohen; duhet të paraqisni nga një fotografi për çdo individ. Regjistrimi juaj mund të skualifikohet ose viza juaj të refuzohet nëse fotografitë tuaja nuk janë të kohëve të fundit, janë të manipuluara në një formë apo në tjetrën, ose nuk respektojnë specifikimet e mëposhtme.

  1. Adresa postare – Në emër të Adresa Rreshti1 Adresa Rreshti 2
  2. Shteti ku jetoni aktualisht.
  3. Numri i telefonit (jo i detyruar).
  4. Adresë e-mail-i – Një adresë poste elektronike në të cilën ju keni akses të drejtpërdrejtë. Nëse aplikimi juaj përzgjidhet dhe ju i përgjigjeni njoftimit të përzgjedhjes tuaj nëpërmjet Kontrollit të Statusit të të Regjistruarit, ju do të merrni e-mail-e të tjera komunikuese nga Departamenti i Shtetit duke ju njoftuar që informacioni me detaje i intervistës për vizën emigruese është vendosur në Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve. Departamenti i Shtetit kurrë nuk do t’ju dërgojë një e-mail duke ju thënë se ju jeni përzgjedhur për programin e DV-së. Shikoni Pyetjet të Shtruara Shpesh për më shumë informacion në lidhje me procesin e përzgjedhjes.
  5. Niveli më i lartë i arsimimit që ju keni arritur, deri më sot: (1) Vetëm shkollë fillore, (2) disa vite shkollë të mesme, pa diplomë (3) Diploma e shkollës së mesme, (4) Shkollë profesionale, (5) Disa kurse universiteti, (6) Diplomë universitare, (7) Disa nivele të kurseve pasuniversitare, (8) Master, (9) Disa kurse të doktoraturës, dhe (10) doktoraturë. Shih Pyetje të Bëra Shpesh për më shumë informacion në lidhje me kërkesat arsimore.
  6. Statusi aktual martesor – I Pamartuar, i martuar, i divorcuar, i ve, ose i ndarë ligjërisht. Vendosni emrin, datën e lindjes, gjininë, qytetin e lindjes, shtetin e lindjes së bashkëshortit/es tuaj, dhe një fotografi të bashkëshortit tuaj që plotëson specifikimet teknike të njëjta si fotoja juaj. Mosvendosja e bashkëshortit/es tuaj në regjistrimin për lotarinë do të rezultojë në skualifikimin e aplikantit kryesor dhe të refuzimit të të gjitha vizave të rastit në kohën e intervistës për vizë. Ju duhet të përfshini në regjistrimin tuaj bashkëshortin/en tuaj edhe në qoftë se keni ndërmend të divorcoheni përpara se të aplikoni për një vizë. Një bashkëshort i cili tashmë është një qytetar amerikan apo një banor i ligjshëm i përhershëm nuk do të kërkojë dhe as nuk do t’i lëshohet një vizë DV, edhe pse ju nuk do të penalizoheni në qoftë se ju i përfshini në formularin tuaj të aplikimit.
  7. Numri i fëmijëve – Renditni Emrin, datën e lindjes, gjininë, qytetin e lindjes, dhe shtetin e lindjes për të gjithë fëmijët e pamartuar nën moshën 21 vjeç në momentin e regjistrimit elektronik, pavarësisht nëse jetojnë apo jo me ju, apo s’kanë ndërmend t’ju shoqërojnë ose ndjekin për t’u bashkuar me ju të emigroni në Shtetet e Bashkuara. Ngarkoni fotografi individuale të secilit prej fëmijëve tuaj duke përdorur specifikimet teknike të njëjta si fotografia juaj.

Sigurohuni që të përfshini:

  • të gjithë fëmijët biologjikë;
  • të gjithë fëmijët ligjërisht të birësuar nga ju; dhe,
  • të gjithë fëmijët nga martesat e mëparshme që janë të pamartuar dhe nën moshën 21 vjeç në datën e aplikimit tuaj elektronik, madje edhe në qoftë se ju nuk jeni më të martuar ligjërisht me prindin e fëmijës, dhe madje edhe në qoftë se fëmija aktualisht nuk banon me ju dhe/ose nuk do të emigrojë me ju. Fëmijët e martuar dhe fëmijët mbi moshën 21 vjeç nuk janë të pranueshëm për DV. Megjithatë, në rrethana të caktuara Akti i Mbrojtjes të Statusit të Fëmijëve i mbron fëmijët nga “përjashtimi për shkak të moshës”. Nëse aplikimi juaj i DV është bërë para se fëmija juaj i pamartuar të kishte mbushur 21 vjeç, dhe fëmija mbush 21 para lëshimit të vizës, ai/ajo mund të trajtohet sikur ai/ajo të ishte nën 21 për qëllimin e shqyrtimit të vizës.

Një fëmijë i cili tashmë është një qytetar amerikan apo një banor i ligjshëm i përhershëm nuk ka nevojë për një vizë diversiteti, dhe ju nuk do të penalizoheni për mospërfshirjen e anëtarëve të tillë të familjes në aplikimin tuaj.

Mospërfshirja në regjistrimin për lotarinë i të gjithë fëmijëve të cilët kanë të drejtë do të rezultojë në skualifikimin e aplikantit kryesor dhe të refuzimit të të gjitha vizave të rastit në kohën e intervistës për vizë.

 

Përzgjedhja e aplikantëve

Bazuar në shpërndarjen e vizave të disponueshme për çdo rajon dhe shtet, individët do të përzgjidhen rastësisht nga kompjuteri ndërmjet aplikimeve të kualifikuara. Për të gjithë aplikantët e DV-2017 do të kërkohet të shkojnë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve duke përdorur numrin unik të konfirmimit të ruajtur nga regjistrimi DV-2017 i aplikimit të tyre në internet për të gjetur nëse aplikimi i tyre është përzgjedhur në programin e DV.

Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të jetë mjeti i VETËM me të cilin të përzgjedhurit do të njoftohen për përzgjedhjen e tyre për DV-2017. Departamenti i Shtetit nuk do të dërgojë letra njoftimi ose të njoftojë të përzgjedhurit me email. Ambasadat e Shteteve të Bashkuara dhe konsullatat nuk do të sigurojnë lista për të përzgjedhurit. Individët të cilët nuk janë të përzgjedhur gjithashtu do të njoftohen VETËM përmes Kontrollit të Statusit të Regjistrimit. Ju jeni të inkurajuar fuqimisht të hyni vetë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve dhe të mos mbështeteni tek dikush tjetër për të kontrolluar dhe për t’ju informuar.

Nëse jeni përzgjedhur, në mënyrë që të merrni një vizë DV për të emigruar në Shtetet e Bashkuara, ju prapëseprapë duhet të përmbushni të gjitha kërkesat e pranueshmërisë sipas ligjit të SHBA-së. Këto kërkesa mund të rrisin nivelin e kërkuar të shqyrtimit dhe kohën e nevojshme për shqyrtim për vendasit e disa vendeve të renditura në këtë njoftim, duke përfshirë, por jo kufizuar në, vendet e përcaktuara si shtete sponsorizuese të terrorizmit.

Të gjitha shqyrtimet e aplikimeve dhe lëshimi i vizave DV të aplikantëve të përzgjedhur që kanë plotësuar kërkesat e duhura edhe për anëtarët e familjes së tyre duhet të përfundojnë deri në mesnatë më 30 shtator 2017. Në asnjë rrethanë DV-të nuk mund të lëshohen apo të autorizohen pas kësaj date, dhe as anëtarët e familjes së DV-së të cilët nuk e morën vizën në të njëjtën kohë me aplikantin kryesor nuk mund t’i bashkohen aplikantit kryesor në Shtetet e Bashkuara pas kësaj date.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here