Çështja “CEZ” Përplasja politike merr “zjarr”, Dritan Priftit i publikohen foto intime

0
178

 

 

foto intime e priftitÇështja e shumëdebatuar e kompanisë CEZ ka ndezur në kulm debatin mes të gjithë personazheve të përfshirë direkt ose indirekt në këtë aferë. Ditën e djeshme u shpërndanë nga një emër anonim në rrjetet sociale dy foto ku dukej ish-deputeti dhe ish-ministri i LSI -së, Dritan Prifti, në momente intime, në një krevat në shoqërinë e një vajze. Fotot, për të cilat thuhen se janë pjesë e një filmimi të fshehtë që i është bërë personazhit Dritan Prifti, janë bërë nga një kamera e fshehtë. Ekzistenca e kësaj videoje, fotot e së cilës u publikuan dje, përflitej që para katër viteve, në kohën kur mes ish-ministrit të Ekonomisë dhe partisë së tij ndodhi përplasja e madhe që përfundoi me publikimin e videos “Meta-Prifti”. Përpos përplasjeve në vite, akuzat mes Metës dhe Priftit u rikthyen sërish këtë fillim vjeshte, tashmë me debatin për CEZ-in. Kështu, sipas ish-ministrit të Energjetikës, Kryeparlamentari e kishte urdhëruar të firmoste dokumente që kishin lidhje me Kastriot Ismailajn, por që ai nuk kishte pranuar ta bënte, duke sjellë edhe ftohjen e mëvonshme mes tyre. Ndërsa Meta dy ditë më parë deklaroi se nuk ka frikë nga intriga moçalore, duke iu drejtuar ndoshta indirekt, pikërisht Dritan Priftit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here