Përçarja mes mazhorancës /Në Gjirokastër socialistët akuzojnë: LSI shkeli marrëveshjen. Reagimi: S’pati konsensus

0
115

 

 

 

GjirokasterPas përçarjes në Shkodër ku marrëdhëniet mes aleatëve qeverisës janë në një situatë tepër të vështirë, edhe në Gjirokastër PS dhe LSI duket se nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët. Partia Socialiste ka akuzuar dje përfaqësuesit e LSI-së se kanë shkelur marrëveshjen me të dyja këmbët. “LSI shkeli me të dy këmbët marrëveshjen”, – pohuan dje këshilltarët e majtë të PS-së. Sipas tyre, kreu i qarkut do të propozohej nga socialistët. “Sulo Muçobegaj është vetëpropozuar dhe nuk është propozuar nga ata”, theksuan përfaqësuesit e PS-së. Ndërkohë nuk ka munguar reagimi i LSI-së, ku përfaqësues të kësaj force në këshill theksuan: “Kishim marrëveshje, por nuk pati konsensus. PS paraqiti kandidaturën pa miratimin e LSI-së. Nuk ka krisje mes palëve, ne do vijojmë koalicionin”, – tha anëtari i LSI-së në këshill, Th. Andrea.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here