Nga mbledhja e grupit / Basha, thirrje për mosbindje civile: Rama kërbaç popullit, por pinxhos Tahiri i lejon informalitet

0
120

 

 

 

basha ne grupDekriminalizimi, kreu i PD-së: Duam konsensus, të reflektohen në draft edhe propozimet e PS-së dhe LSI-së. Rama para testit nëse emërimi apo zgjedhja e të inkriminuarve është marrëzi e tij apo nëse ai është në vetë kumbari ku lidhen fijet e krimit

Gëzim Saliu

 

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u bëri thirrje dje qytetarëve për mosbindje civile, duke theksuar se qeveria po zbaton standarde të dyfishta në aksionin e saj kundër informalitetit. Nën shembullin e rastit të ministrit Tahiri, i cili figuron se ka shitur makinën e tij pa asnjë letër apo kupon vërtetues, kryedemokrati Basha tha dje nga mbledhja e grupit kuvendor demokrat se qeveria nuk mund të zbatojë terrorin tek qytetarët, kur një prej anëtarëve të saj është kapur në informalitet. “Një sulm i paprecedentë ndaj të pamundurve, atyre që nuk kanë. Këtë stuhi çnjerëzore që nuk kursen as berberët, por kursen klientelën qeveritare, miqtë e Edi Ramës, bizneset e mëdha, e drejton Saimir Tahiri. E drejton njeriu që rreh gjoksin në publik duke pranuar se në të zezë paska shitur makinën e tij. Del ky pinxho i krimit, ky taksist i drogës dhe thotë se atij po, i lejohet informaliteti, ndërkohë që u merr shpirtin shqiptarëve për një kupon. Nuk mban më ky vend, revolta po derdhet dhe shkaktari është kryeqeveritari i standardeve të dyfishta. E vetmja gjë normale sot në vend do të ishte një reagim i fortë qytetar. Ora ka ardhur. Mosbindja civile po thirret me forcë, si e vetmja përgjigje e drejtë, nga zullumi e krimi qeveritar”, – deklaroi Basha. Më tej, ai pyeti Kryeministrin se si mund të predikohet lufta kundër evazionit dhe informalitetit, “duke burgosur deri berberë dhe ministri yt nuk deklaron dhe nuk paguan çfarë i takon shtetit nga shitjen e makinës së shtrenjtë?” “Mund të jetë edhe dikush tjetër i lumtur nga inkriminimi i Tahirit. Ilir Meta me siguri feston sa herë zbulohen fakte të lidhjes së ministrit të Brendshëm me bandat e me drogën dhe mbahet me shpresë se tahiro-historitë do parakalojnë e do t’i bëjnë hije skandalit të akuzave tashmë të ndërkombëtarizuara për ryshfet”, – pohoi kreu i PD-së.

 

Dekriminalizimi

Ndërkaq, duke e cilësuar dekriminalizimin si një urgjencë kombëtare, kryedemokrati tha se opozita është e gatshme për konsensus si dhe për të përfshirë në draft edhe propozimet e PS-së dhe LSI-së. “Kemi kërkuar futjen e projektit në kalendarin e Kuvendit dhe vendosjen e një afati për miratimin e tij brenda muajit shtator. Dëshirojmë miratimin me konsensus të këtij projektligji duke reflektuar në të kontributet e grupeve parlamentare të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Nuk duam meritat, duam të bëhet ligji, të zbatohet ligji. Dekriminalizimi ka apo duhet të ketë vetëm një kundërshtar: krimin”, – theksoi Basha. Por nga ana tjetër lidhur me këtë çështje, kreu demokrat pohoi se Kryeministri i vendit duhet të kalojë më parë një test. “Rama është krenar për përzgjedhjen e Prengës, Ndokës dhe Frrokut me shokë e po të kthehej në vitin 2013, do të bënte prapë të njëjtën gjë. Nuk do të pranojmë më zvarritje. Edi Rama është sot përpara testit final për të treguar nëse promovimi, emërimi apo zgjedhja e individëve me rekorde të tmerrshme kriminale është vetëm marrëzia e tij, lajthitja e tij e poshtërimit të njerëzve, votuesve dhe institucioneve apo nëse ai është në fakt vetë kumbari ku lidhen fijet e krimit në vend”, – pohoi ai. Në këtë kontekst, duke iu referuar edhe ndërhyrjes së ndërkombëtarëve për çështjen e dekriminalizimit, Basha tha se sot më shumë se kurrë u takon shqiptarëve t’i dalin zot hapjes. “U takon shqiptarëve t’i dalin zot dhe të marrin në dorë fatin e aleancës dhe partneritetit me demokracitë euroatlantike”, – tha ai.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here