Reagimi ndaj raportit sekret /PR, OSBE-së: Treguat papërgjeshmëri, raport paçavurë

0
282

 

 

duka shehuPartia Republikane ka reaguar dje me indinjatë ndaj “të ashtuquajturit Raport i OSBE-së”, siç e quan ajo, duke theksuar se deputeti i saj Agron Duka nuk është i përfshirë ne veprimtari kriminale. “Qoftë ky dhe një material i brendshëm i kësaj organizate serioze, tregon papërgjegjshmëri, e cila bie në nivelin më të ulët e të turpshëm të ndonjë media të shkruar, e cila manipulon fakte për qëllime politike dhe përfitimi. Deputeti dhe kryetari i Asamblesë Kombëtare të Partisë Republikane, z.Agron Duka, nuk ka asnjë lidhje me akuza të përdala të cituara në të ashtëquajturin “Raport”. Ai është një njeri i ndershëm, i respektuar dhe me mbështetjen më të gjërë në qarkun e Durrësit. Si biznesmen ka qenë i ndershëm, në respekt të ligjit dhe të shtetit. Për sa i përket lidhjeve me interesa kriminale në Shijak, Durrës e Vlorë, këto janë pjellë e mëndjeve të sëmura, të cilat kanë bërë këtë Raport, apo shpifin”, theksoi PR-ja. Po ashtu forca e drejtuar nga Fatmir Mediu reagoi edhe lidhur me deklarat në raport lidhur me ish-deputetin e saj Ylli Shehu që tashmë ka kaluar në rradhët e LSI-së. “Ylli Vesel Shehu, ish-deputet i PR-së, nuk ka paguar asnjë qindarkë për t`u bërë deputet i Partisë Republikane. Ndërkohë, akoma ky deputet rezulton se nuk ka shlyer detyrime mediatike përkundrejt subjekteve private, për fushatën e tij elektorale. Partia Republikane kërkon një qëndrim publik të përfaqësisë së OSBE-së, lidhur me këtë Raport paçavurë, si dhe i kërkon autoriteteve shtetërore që të mbajnë qëndrim për këtë çështje.”- thuhej në reagimin e PR-së. Raporti konifdencial i OSBE-së, i cili përmblidhte shkrime apo investigime në media për politikanë shqiptarë, është kundëërshtuar fort nga këta të fundit. Madje socialistët kanë kërkuar edhe largimin e OSBE-së nga vendi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here