Nishani: Trafiku i drogës me avionë po cenon sigurinë kombëtare. Vota në OKB, kthesë e fortë

0
133

 

bujar nishani interviste

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani gjatë një interviste për gazetarin Çim Peka në emisionin “FAKT” në SYRI.net tha dje s trafiku i drogës nga Shqipëria në drejtim të vendeve të BE-së është kthyer në një problem për vendin dhe për sigurinë kombëtare. “Situata me kultivimin e kanabisit dhe trafikut të kanabisit dhe drograve të forta ka marrë përmasa shqetësuese. Situata po bëhet serioze jo vetëm për çështjen e sigurisë së brendshme, por edhe për eksportimin  e pasigurisë për vendet e tjera, fqinje e jofqinje, për vendet e BE veçanërisht, nga kufijtë e Shqipërisë. Shqipëria prej vitesh nuk konsiderohej rrugë e sigurtë dhe ishte bërë zhvendosja e këtij rrugë kalimi të tranzitimit të këtyre drograve jashtë Shqipërisë për shkak të goditjes së fortë që kishte marrë. Për fatin e keq Shqipëria është rikthyer si një rrugë tranziti të këtyre drogave të forta. Por posaçërisht harta e kanabisit është përhapur pothuajse në të gjithë territorin e vendit. Ajo që mbetet më shqetësuese ka të bëjë me faktin e përdorimit të transportit ajror për trafikun e drogës, kryesisht kanabisit. Çka është një sfidë serioze jo vetëm me çështjet që kanë të bëjnë me trafikun, por një kërcënim serioz me çështjet që kanë të bëjnë drejtpërsëdrejti me çështjet e sigurisë kombëtare.”, tha ai. Ndërkaq kreu i shtetit komentoi edhe votën e Shqipërisë në OKB për ngritjen e flamurit të Palestinës, që ishte një votë edhe kundër SHBA-së, duke e cilësuar këtë një kthesë të fortë të në politikën ndërkombëtare. “Së pari më duhet të them se kjo është një kthesë e fortë në një nga elementët e politikës së jashtme shqiptare. Për sa kohë është një kthesë e fortë dhe një qëndrim i ri do të ishte e udhës dhe normale që të kishte pasur një konsultim me kreun e shtetit. Edhe këtë radhë ka munguar një konsultë e tillë, çka unë besoj se do ta ndihmonte procesin dhe qëndrimin. Gjithsesi kjo është një e drejtë sovrane e qeverisë shqiptare për të marrë një vendim të tillë. Një pozicionim të ri në aspektin e politikës së jashtme në këtë rast nuk kam asnjë meritë dhe nuk i marr asnjë meritë qeverisë shqiptare për këtë qëndrim, është tërësisht qëndrim i saj.  Qëndrimet e Shqipërisë kanë qenë të tilla që e kanë njohur shtetin e Palestinës dhe madje mund të them se është ndër vendet e para që kanë njohur. Për fatin e keq ende sot Palestina nuk e njeh Kosovën, për një çështje që Shqipëria është mjaft e interesuar për shkak të stabilitetit rajonal”, theksoi kreu i shtetit.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here