Komisioni i reformës në drejtësi / PD braktis mbledhjen: U prish marrëveshja. PS: Treni do të shkojë në stacion, nuk ndalet

0
123

Komisionii LigjeveGëzim Saliu

Opozita, EURALIUS-it: Mbi cilin model jeni bazuar për propozimet tuaja? Eksperti: Te modeli shqiptar

Dështon mbledhja e parë me anëtarësinë e plotë të komisionit të posaçëm të reformës në drejtësi. Anëtarët demokratë të komisionit braktisën punimet e tij, duke argumentuar këtë vendim të tyre me faktin se strategjia për realizmin e reformës nuk është konsultuar me grupet e interesit. Sipas demokratëve, është e domosdoshme që në komision të rikthehen kushtet e prishura të marrëveshjes së ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët për gjithëpërfshirje dhe transparencë. “Vendosja e një standardi të tillë që ne e vëmë opozitën përpara faktit të kryer, se ne e miratojmë dhe ju po deshët ejani e bëni komente, është standardi më i keq. Ky standard është vrastar, në mënyrë të padiskutueshme, për konsensusin politik”, – tha Halimi. I menjëhershëm ishte reagimi i kryetarit socialist të komisionit, Fatmir Xhafaj i cili tha se opozitës iu plotësuan të gjitha kërkesat e saj. “Deshët ekspertë ndërkombëtarë i keni, deshët EURALIUS e keni, deshët OPDAT e keni. Doni Venecian e keni, çfarë t’ju them unë? Është një gjykim emocional, nuk është seancë dëgjimore me grupin e ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë të nivelit të lartë, përkundrazi është kërkuar që grupi i ekspertëve të jetë i pranishëm për t’u dhënë përgjigje pyetjeve me kërkesë të kolegëve të opozitës”, – pohoi ai.

Debati

Në mbledhjen e komisionit të posaçëm, opozita shprehu kritika jo vetëm për formën e strategjisë për reformën në drejtësi por edhe përmbajtjen e saj. Për PD-në, drafti voluminoz që prek disa nga pjesët më të rëndësishme të Kushtetutës. ka dështuar të japë një vizion të qartë për reformën. “Unë e kam të pamjaftueshme për ta miratuar. E kam të pamundur të jap votën për të miratuar një akt të tillë, sepse nëse do ta bëja, duke miratuar një strategji që nuk ka impakte të drejtpërdrejta dhe zgjidhje konkrete, por ka zgjidhje dyfishe e shumëfishe, do të ishte e pamundur”, – u shpreh demokrati Halimi. Përgjigjja e socialistit Xhafaj duket se i mbylli edhe më shumë dyert e konsensusit mes palëve, kur ky i fundit u arrit me shumë vështirësi me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve. “Ky është një tren dhe një lokomotivë që është nisur për të shkuar në destinacion dhe është mirë që të mos ketë pengesa apo të ketë sa më pak pengesa. Nuk e ka filluar sot rrugëtimin e tij, por ka 8 muaj që rrugëton dhe askush nuk mund të pretendojnë dhe nuk duhet ta mendojë, që ai të kthehet mbrapsht”, – theksoi Xhafaj. Ndërkohë të pranishëm në mbledhje, përfaqësues të EURALIUS-it sugjeruan që Presidenti dhe ministri i Drejtësisë, të mos jetë më pjesë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Të pyetur më parë nga opozita, se në cilin model perëndimor ishin bazuar, për shembull, për reformimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, qeverisë së gjyqësorit, përgjigjja e përfaqësuesit evropian ishte jo pak surprizuese. “Përgjigjja është shumë e thjeshtë. Ne kemi modelin shqiptar dhe ky model është i bazuar në përvojat e mëparshme të Shqipërisë dhe në gjetjet e Komisionit të Venecias”, – tha zyrtari ndërkombëtar i EURALIUS-it. Në fund të mbledhjes anëtarët e mazhorancës e votonin strategjinë në parim për t’i lënë mundësisë opozitës të shprehë sugjerimet e saj. “Ne do ta votojmë në parim, për ta lënë të hapur që edhe opozita, apo kushdo dëshiron, të shprehin komentet, sugjerimet rreth këtyre dokumenteve, të mund ta bëjnë”, – tha Xhafaj.

Debati në Komision

Eduart Halimi: Vendosja e një standardi të tillë që ne e vëmë opozitën përpara faktit të kryer, se ne e miratojmë dhe ju po deshët ejani e bëni komente, është standardi më i keq.

Fatmir Xhafaj: Deshët ekspertë ndërkombëtar i keni, deshët EURALIUS e keni, deshët OPDAT e keni. Doni Venecian e keni, çfarë t’ju them unë? Është një gjykim emocional.

Eduart Halimi: E kam të pamundur të jap votën për të miratuar një akt të tillë, sepse nëse do ta bëja, duke miratuar një strategji që nuk ka impakte të drejtpërdrejta dhe zgjidhje konkrete, por ka zgjidhje dyfishe e shumëfishe, do të ishte e pamundur.

Fatmir Xhafaj: Ky është një tren dhe një lokomotivë që është nisur për të shkuar në destinacion dhe është mirë që të mos ketë pengesa, apo të ketë sa më pak pengesa. Nuk e ka filluar sot rrugëtimin e tij, por ka 8 muaj që rrugëton dhe askush nuk mund të pretendojnë dhe nuk duhet ta mendojë, që ai të kthehet mbrapsht.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here