Xhimshiti zgjedh Shqipërinë

0
151

Berat XhimshitiBerat Xhimshiti, mbrojtësi i FCZ, ka vendosur që të luajë për kombëtaren e Shqipërisë. Ai deri më tani ka luajtur një numër ndeshjesh për moshat e Zvicrës, në kategori të ndryshme, deri në U-21.

Në një komunikatë që ka shpërndarë FCZ thuhet se Xhimshiti gjatë javëve të fundit është marrë në mënyrë intensive me çështjen e kalimit në skuadrën kuqezi. Në fund, vendimin që e ka marrë ai e arsyeton me përpjekjet e mëdha që përgjegjësit e Federatës Shqiptare të Futbollit kanë bërë për të siguruar shërbimet e tij.

Federata në fjalë, në të cilën tashmë luajnë një numër i madh i shqiptarëve me “prejardhje zvicerane” ka provuar disa herë deri më ta që ta angazhojë Xhimshitin në radhët e veta, shkruajnë mediat zvicerane.

Shqipëria aktualisht ka një pozicion të mirë në kualifikimet për evropianin 2016. Ajo zë vendin e tretë në grupin e vet ndërkohë që ka një ndeshje më pak të luajtur se lideri i grupit, Portugalia që është vetëm dy pikë larg.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here