AKKP/ Qato: Ish-pronarët, kompensim jo me çmimin e vitit 1945

0
155

Sonila QatoÇmimi i kompensimit të pronave nuk është ai i vitit 1945. Pjesëmarrja e Shoqatave të Pronarëve më 16 korrik, por dhe tryeza e konsultimeve që bëmë më 21 korrik ishte dëshmi se Shoqata e Pronarëve nuk kanë arritur dot të lexonin draftligjin e shpërndarë nga ministria e Drejtësisë dhe prononcimet publike të tyre kanë qenë të gabuara dhe nuk pasqyrojnë realitetin. Kështu u shpreh drejtoresha e Agjensisë për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave Sonila Qato në një intervistë për “Ora News”. Sipas drejtoreshës së AKKP-s, në këtë draft janë konceptuar dy elemente kryesore: Trajtimi i pronës siç ka qenë në momentin e shpronësimit të tij: Pra nëse ka qenë tokë bujqësore do të trajtohet si tokë bujqësore nëse ka qenë tokë truall do trajtohet si e tillë.

Këtu përfshihen 75% e të gjithë dosjeve që do të trajtohen përmes këtij ligji. Nëse ka qenë tokë bujqësore vitet e para të shpronësimit dhe aktualisht është tokë truall do të trajtohet me formulën e re si tokë bujqësore por me çmimin aktual të hartës së vlerës së pronës në fuqi nuk ka referenca për çmimet e viteve ’45.

Edhe pse ka qenë sugjerim i Bankës Botërore, ne nuk e kemi parë të arsyeshme dhe në interes të pronarëve pasi çmimet mesatare të atyre viteve do të ishte shumë e vështirë për tu identifikuar, ndaj kemi parë një rregull: Do të trajtohen në mënyrë të barabartë të gjithë pronarët. Harta e vlerës së pronës aktuale në fuqi do të jetë çmimi që do të llogaritet për kompensim. “Problemi kryesor i projektit pilot për hartën e Vlorës është mbivendosja e pronave.

Në qarkun e Vlorës mbivendosjet kanë qenë me kate. Sa herë janë marrë vendime kompensimi apo kthimi aq herë janë mbivendosur pronat e qytetarëve mbi njeri tjetrin duke krijuar konflikt. Sistemi dixhital i cili do të financohet këtë vjeshtë nga ana e qeverisë do ti shmangë për herë të parë dhe kur të nisë shqyrtimi i 9300 dosjeve nuk do të ketë më problematika të mbivendosjes së pronave pasi ne do i kemi të pasqyruara në mënyrë dixhitale në kompjuterat tonë se çfarë vendimarrjesh janë marrë rreth e qark kufijve të pronës që pretendohet për t’u kthyer dhe do kthehet.

Në ato raste kur do të kemi mbivendosje sugjerohen palët e intersuara ti drejtohen gjykatës të zgjidhin mosmarrëveshjen dhe atje ku do të ketë prona të lira do të mund të disponojmë me kthim apo kompensim sipas hapësirës dhe ligjit” , – theksoi Qato.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here