Berisha: Kur e dije se Bami ishte i dyshuar kryesor për vrasjen e Santos, pse e takove?!

0
216

Sali Berisha TahiriIsh-Kryeministri Sali Berisha akuzoi sot nga foltorja e Kuvendit ministrin e Punëve të Brendshme, Saimir Tahirin, se ka disponuar informacione se Durim Bami, person i përfolur për çështjen ‘Doshi’, është i dyshuar për vrasjen e bankierit Artan Santo.

Në këto kushte, Berisha pyeti ministrin se pse kur ky i fundit e kishte si të dyshuar për një ndër vrasjet që ka tronditur më së shumti kryeqytetin pse e takoi pak kohë më parë me kërkesë të deputeti shkodran Doshi.

“Ky thotë Bami ishte i dyshuar për vrasjen e Santos. Santo i ka telefonuar para pak çastesh Tahirit. Por më pas e mohoi. Ti e paske ditur që Bami ishte i dyshuar për vrasjen e Santos. Po si mund të takoje ti autorin e vrasjes më të rëndë që ka ndodhur në Tiranë?”, tha Berisha.

Nga ana tjetër, ish-kreu i qeverisë pohoi se Tahiri mohoi faktin se pak para vrasjes së Santos, ky i fundit e kishte telefonuar.

Artan Santo, mbeti i vrarë një vit më parë, në qershor të 2014-ës para zonës së ish-Bllokut në momentin kur po i drejtohej zyrës së bankës që administronte vetë. Edhe pse ka kaluar një vit, vrasja e Santos mbetet ende pa autor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here