Çudia në aeroportin e Tiranës/ Në vend të pasaportës, kërkojnë Green Card për të shkuar në Itali!!!

0
134

Aeroporti i TiranesEdhe pse Shqipëria konsiderohet si vend i çudirave, ku shpeshherë shkelet çdo rregull dhe normë, “surprizat” duket se nuk paskan fund në këtë vend. Denoncimi këtë herë vjen për Aeroportin e Tiranës, ku sipas punonjësve të tij tashmë për të shkuar në Itali nuk mjafton më pasaporta biometrike, por duhet edhe Green Card!!!

Kërkesa e çuditshme u denoncua nga një familje që u soll vërdallë për më shumë se një orë me radhë në zyrat e aeroportit. Sipas denoncuesve që kontaktuan me gazetën “standard”,  kërkesa jo vetëm që i habiti ato, por edhe të pranishmit e tjerë në aeroport.

Kur çdokush që nuk ka probleme me ligjin dhe plotëson kushtet mund të udhëtojë thjesht me një pasaportë biometrike në vendet e Evropës, nuk arrijmë të kuptojmë pse duhet Green Card për të shkuar në Itali?

Mos vallë kryeministri italian Renci ka nxjerrë rregulla të reja dhe ne knej nga Shqipëria nuk dimë gjë?!!!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here