Ligji për arsimin e lartë/ PD shprehet kundër: Atentat fashist universitetit. Pedagogët, Bashës: Opozita vonoi reagimin

0
116

Lulzim Basha pedagogetPara votimit në Kuvend përmes një seance të posaçme parlamentare, Partia Demokratike thirri në tryeze grupet e interesit për të diskutuar lidhur me projektligjin e qeverisë për arsimin e lartë.

PD, përmes kryetarit Basha, shprehu kundërshtinë e saj ndaj këtij ligji, duke e cilësuar si një draft që shkatërron sistemin arsimor. Ndërkaq edhe pedagogët e pranishëm në tryezë shprehën kritika të forta për ligjin e qeverisë duke e cilësuar edhe si antikushtetues.

Por kritikave të pedagogëve si Artan Fuga dhe Mark Marku nuk u shpëtoi as opozita, ku kjo e fundit sipas të cilëve nuk ngriti zërin aq sa duhet ndaj projektligjit të qeverisë për arsimin e lartë.

“Unë personalisht jam pak skeptik për mënyrën si ka funksionuar opozita në raport me këtë pr/ligj. Ka qenë mjaft hezituese. Nuk ka qenë e qartë dhe nuk ka kuptuar rrezikun që po i vjen sistemit të arsimit të lartë. Të paktën tek ne është krijuar ideja sikur opozita po jep një gjysmë ‘ok’ dhe po jep ca deklarata opinionit publik për të treguar se janë kundër, por në thelb nuk kemi parë një qëndrim opozitar të strukturuar për pr/ligjin.”, tha Marku.

Në të njëjtën linjë, profesor Fuga theksoi në…

Për më shumë lexoni nesër në gazetën “standard” në print.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here