Redaksionale/ Vizita e Schulzit, “mision shpëtimi” për Metën?! 

0
118

Vizita e SchulzitVizita e kreut të Parlamentit Evropian në Tiranë është interpretuar më së shumti në rrethet politike e mediatike si një “operacion shpëtimi” për Kryetarin e Kuvendit njëherazi të LSI-së, Ilir Meta. Izolimi ndërkombëtar i z. Meta nuk është më në dyshim në Shqipëri dhe vizitat e dendura të zyrtarëve të lartë amerikanë dhe evropianë kohët e fundit e kanë nxjerrë edhe më në pah këtë izolim. Vizita e z. Schulz, zyrtari më i lartë i së majtës evropiane në BE, si i ftuar i Kreut të Kuvendit të Shqipërisë, e ka zbutur disi “izolimin” ndërkombëtar të z. Meta, pozita politike e të cilit ishte vënë në vështirësi pas anashkalimit prej Kancelares Merkel dhe dje të zëvendëssekretares amerikane të Shtetit, të cilat nuk e takuan atë. Zyrtarë të tjerë amerikanë dhe evropianë kanë manifestuar të njëjtin qëndrim ndaj z. Meta, në vizita të mëparshme, ndërkohë që ftesat për të si Kryetar Kuvendi nga homologë të vendeve euroatlantike kanë qenë të kufizuar për të mos thëne inekzistente.

Burime të besueshme pranë mazhorancës thonë se z. Meta ka investuar shumë për të siguruar një ftesë në PE nga z. Schulz, gjë që për një kohë të gjatë nuk ka qenë e mundur, për shkak të pamundësisë nga ana e kreut të PE-së për të realizuar një vizitë të tillë. Zgjidhja, me sa duket, se ka ardhur anasjelltas që z. Schulz të vinte në Tiranë, duke shfrytëzuar edhe situatën delikate politike, por edhe valën e vizitave të zyrtarëve perëndimor në Shqipëri e rajon. Nuk është se zoti Schulz spikati me vizitën e tij dyditore në Tiranë, por qartësisht ajo iu dedikua z. Meta, si me ftesën e mikpritjen prej tij edhe me fjalimin e tij në Kuvend.

  1. Schultz edhe ishte kreu i Parlamentit Evropian zgjodhi të fliste gjermanisht dhe e përqendroi fjalën tek marrëdhëniet shqiptaro-gjermane ndërkohë që z. Merkel Kryeministre e Gjermanisë foli si përfaqësuese e BE-së dhe më gjerë. Schulz foli si i majtë dhe u mundua ta theksonte këtë kur kërkoi falje për masakrën naziste të Borovës, gjë për të cilën shqiptarët nuk kanë akuzuar kurrë Gjermaninë si popull e komb sidomos shtetin e popullin aktual gjerman. Me sa duket, përveç kësaj dhe retorikes së përgjithshme për integrimin e Shqipërisë në BE kreu i PE-së nuk kishte gjë tjetër për të thënë, gjë që e shtoi edhe më shumë dyshimin se vizita e tij ishte një qokë për z. Meta.
  2. Schulz ishte i drejtpërdrejtë në këtë qëllim të dyshuar të vizitës së tij në Tiranë, kur u kërkoi politikanëve tanë që sherret politike këtu të mos i transmetonin në Bruksel. Çfarë thonë këta për njëri-tjetrin në zyrat e BE-së nuk mund ta dimë me saktësi, por fakti që z. Meta është politikani e zyrtari i lartë shqiptar më i izoluar dhe i injoruar prej zyrtarëve euroatlantikë na bën të dyshojmë se ai është edhe më i akuzuari apo më i nxiri nga politikanët dhe zyrtarët shqiptarë që japin informacion bëjnë opinionet në këta organizma politikë ndërkombëtarë. Sigurisht që informacione për të ka edhe nga burime të tjera diplomatike apo shërbime sekrete të këtyre vendeve që veprojnë në Shqipëri, gjë që vihet re edhe në qëndrimin ndaj tij të diplomatëve perëndimorë, veçanërisht atyre amerikanë në Tiranë.
  3. Meta dhe partia e tij ishte më e akuzuara për blerjen e votave dhe metodave të pandershme të përdoruar në këto zgjedhje dhe ai vetë u përfshi në akuza e kundërakuza në Kuvend dhe jashtë tij. Ambasada e SHBA-së, më aktivja në denoncimin e kriminalizimit të zgjedhjeve dhe blerjes së votave u angazhua drejtpërdrejt në ditën e votimit në bashkitë ku kandidonin përfaqësues të LSI-së, si në Vorë e Lezhë, gjë qe dëshmoi se edhe ata dyshonin fort në mundësinë e metodave të paligjshme elektorale, për të cilat ishte akuzuar nga opozita dhe media Meta dhe partia e tij.

Por a mund ta shpëtojë dot nga izolimi e ndoshta edhe nga ndonjë qëndrim tjetër më i fortë ndërkombëtar Ilir Metën vetëm “kaska blu” e Martin Schulzit në këtë vizitë, relativisht të gjatë, në Tiranë? Ndoshta në opinionin publik shqiptar mund t’i shtojë disa pikë, por nëse zyrtaret amerikanë dhe evropianë e kanë të bazuar në fakte, të justifikuar e serioz izolimin e z. Meta, nuk besoj se një Schulz i vetëm mund ta shpëtojë. Gjithsesi, ai e bëri qokën e tij, shumë më shumë se një solidaritet socialist.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here