Zbulimi i Wikileaks/ SHISH donte të blinte programin e përgjimit të telefonave e kompjuterëve

0
122

wikileaksZbardhen e-mailet mes drejtorëve të SHISH me drejtuesit e kompanisë, negociata e blerjes së programit përgjues dështuan prej çmimit të lartë

Zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar janë përfshirë në negociata prej dy vitesh me një kompani të huaj duke synuar blerjen e një programi kompjuterik që mund të përgjonte telefonat celularë si edhe kompjuterët. Lajmi i zbardhur nga Wikileaks bën të ditur se prej tetorit te vitit 2013 pala shqiptare ka kontaktuar me kompaninë Hacking Team e cila kishte në pronësi paisjen e përgjimit. Programi i quajtur Remote Control System Galileo është projektuar për të sulmuar, infektuar dhe monitoruar një numër tepër të madh kompjuterash dhe smartfonësh vjedhurazi. Ai i lejon përdoruesit që të mbledhë fshehurazi të dhëna nga të gjitha sistemet operative të përdorura si Windows XP, Vista, Windows 7 dhe 8, Mac OS dhe Linuks. Në lidhje me smartphone -ët, ai mund të monitorojë dhe përgjojë iPhone-t, Symbian që përdor Nokia, Blackberry, Adroid –ët dhe telefonat Ëindoës 8. Pasi objektivi është infektuar nga ky program, Remote System Control Galileo lejon hyrjen në aparat dhe marrjen e informacioneve të shumëllojshme. Këtu përfshihen të dhënat dhe komunikimet nga nga Skype, Facebook, Twitter, WhatsApp, Viber, Line etj. Programi përgjon gjithashtu në të gjitha gjuhët e tastierave kompjuterike apo të telefonave, zbulon vendndodhjen e tyre, u kopjon fotografitë, mikrofonat, pra bisedat dhe kamerat.

 

Negociatat për super paisjen

Wikileaks ka zbuluar se programi i përgjimit iu propozua Shërbimit Informativ Shtetëror nga një drejtori brenda SHISH. Edhe pse në email -et e siguruar deri tani nuk ka shumë detaje rreth përfshirjes së qeverisë në këtë negociatë, në dokumentat e publikuar nga Wikileaks thuhej se të interesuar për këtë program ishin zyrtarë të ekzekutivit shqiptar. Kontaktet mes kompanisë Hacking Team kishin nisur prej tetorit të vitit 2013 mes drejtuesve të saj dhe një zyrtari shqiptar me inicialet E.D. Negociatat vijuan mes E.D dhe përfaqësuesve të kompanisë, por në Dhjetor të 2013 –ës pjesë e tyre u bë edhe punonjës i shërbimit informativ me inicialet E.L. Në këmbimin e email -eve mes tij dhe një përfaqësuesi të HackinTeam, punonjësi i SHISH th\a se Shërbimi Informativ kishte pranuar parimisht që të shihte një prezantim të programit, në fillim të vitit 2014. Pas kësaj, disa përfaqësues të kompanisë mbërritën në Tiranë në Shkurt të vitit 2014 për t’a prezantuar projektin. E-mailet e Wikileaks paraqesin detaje për udhëtimin e përfaqësuesve të kompanisë, akomodimin e tyre në “Hotel Tirana” dhe largimin nga Shqipëria. Po ashtu ato tregojnë se mes kompanisë dhe pikave të kontaktit në Shqipëri ka patur edhe telefonata.  Ndërkaq tv klan bëri të ditur dje se pas muajsh negociata, të cilat vijuan edhe në vitin 2015, SHISH refuzoi ta blinte super programin e përgjimeve me arsyetimin se ai ishte shumë i kushtueshëm.

 

Intervista me përfaqësuesin  e Hacking Team

Eric Rabe: Produktet tona kapin njerëzit e këqij, shumë shërbime informative i përdorin

A keni patur negociata me Shqipërinë?

Nuk mund të identifikoj asnjë vend si klientin tonë.

Emad Shehada i ka dërguar një email Ermal Dautit?

E kuptoj se ju doni të flas për njerëz të veçantë, për persona të veçantë. Ne mund të kemi shpërndarë 1 milion e-maile por nuk mund të identifikoj ndonjërin. Nuk kam asnjë koment.

Pse SHISH refuzoi shërbimin tuaj?

Nuk mund të flas për Shqipërinë por shumë shërbime informative përdorin shërbimet tona. Kemi mënyrat tona për të gjurmuar. Kemi larmishmëri ofertash. Ato mund të zgjedhin se çfarë është e rëndësishëm. Produktet tona shërbejnë për të kapur njerëzit e këqij.

Sa mund ti shërbenin Shqipërisë?

Duhet të pyesni ata, duhet të pyesni qeverinë Shqiptare. Çdo vend mund të përfitojë nga produktet tona

Intervistë për news 24

 

Mirënjohje për kontributin ndaj shqiptarëve

Një rrugë e kryeqytetit merr emrin Otto von Habsburg, princit anti-komunist austro-hungarez

Në shenjë mirënjohje dhe respekti për kontributin e tij të çmuar ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve një prej rrugëve të kryeqytetit do të mbajë që nga dita e djeshme emrin Otto von Habsburg, princit të fundit të kurorës perandorake austro-hungareze. Përmes një ceremonie ku ishin pranishëm ishin anëtarët e familjes Habsburg duke përfshirë Arkidukën Karl, Monica, Gabriela, Walburga dhe Georg von Habsburg, kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha inauguroi dje rrugën e re, duke shprehur mirënjohje për kontributin e princit për Shqipërinë.  “Një nga udhëheqësit e shquar të lëvizjes paneuropianiste, antinazist dhe antikomunist i vendosur, luftëtar i paepur për rrëzimin e murit të Berlinit dhe avokat i palodhur i zgjerimit të shpejtë të Bashkimit Europian me vendet e lindjes ish komuniste”, theksoi Basha.

 

Berisha: Bllokimi i shtatores së Ibrahim Rugovës në Tiranë urrejtje atërore nga piktori dështak

Ish­-kryeministri Sali Berisha akuzoi dje kreun e qeverisë Edi Rama se prej dy muajsh ka bllokuar në këshillin bashkiak vendosjen e shtatores së Ibrahim Rugovës. Në një koment të publikuar në profilin e tij në faqen e tij “Facebook”, Berisha shkruante dje se bllokimi i vendosjes së shtatores në Tiranë është një shenjë urrejtjeje për figurën e Rugovës. “Në një akt antikombëtar të mirëfilltë, Edvin Kristaq Rama prej më shumë se dy muajve ka bllokuar, duke urdhëruar këshilltarët e tij bashkiak, vendosjen në një shesh në Tiranë të shtatores së presidentit Rugova, vepër e skulptorit Idriz Balani, përzgjedhur nga një konkurs ndërkombëtar organizuar për këtë qëllim në Prishtinë. Bllokimi i vendosjes së përmendores të ish-presidentit Ibrahim Rugova është një akt i turpshëm, dëshmi e urrejtjes atërore e piktorit dështak ndaj intelektualit, politikanit, misionarit më të madh politik në historinë tonë kombëtare dhe arkitektit të pavarësisë së Kosovës. Me këtë akt antikombëtar, Edi Rama, njeriu që i vendosi çelësin e artë të Tiranës famëziut Bregoviç, hakmerret ndaj presidentit Rugova të cilin sipas dokumenteve zyrtare etërit e tij donin ta vrisnin në vitin 1991, vetëm se mbështeti PD dhe Sali Berishën. Pasi hoqi nga Tirana shtatoren e Nënë Terezës, për të cilën ai është shprehur me fjalët më të ulta, të cilat i përdorte i ati dhe bllokmenët e tjerë kundër saj, Edi Rama shpërthen me urrejtje ndaj Presidentit Rugova dhe bllokon vendosjen e përmendores së tij në qytetin e Tiranës!”, shkruante Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here